Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Fuga: Filloi dhuna elektorale në arsim

2017/04/22 at 1:09 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Artan Fuga: Filloi dhuna elektorale në arsim

Nga Artan Fuga*


Më datën 22 prill, një ditë pushimi, ministrja e arsimit dhe sportit zonja Lindita Nikolla, mblodhi mësuesit në pallatin e kongreseve dhe paraqiti sipas saj bilancin e këtij katërvjeçari në arsim.

A mendon njeri se mund të kishte ndonjë mësues apo mësuese që mund të thoshte “nuk vij” në takimin zyrtar të organizuar nga zonja ministre? E pamundur! Takimi ku referuesi ka statusin e ministrit e bën ftesëen të detyrueshme! Pra, kemi një tubim ku audienca është e detyruar të marri pjesë.

Po të ishte ndonjë takim pune, nuk do të kishte asgjë jo normale. Por, duke dëgjuar e parë në televizion fjalimin e zonjës Nikolla, u dëshpërova, u trishtova, por nuk u zhgënjeva.

Ishte një takim elektoral i mirëfilltë. Nuk besoj se ndokush që mund të kishte ndonjë mendim të kundërt me të për çështjet dhe gjendjen e arsimit shqipttar mund ta merrte fjalën dhe ta kundërshtonte. Mësuesi në tubim të kundërshtojë ministren?!!!

Cili ishte thelbi i fjalimit të zonjës Nikolla?

Asgjë konkrete, por vetëm retorikë propagandistike dhe elektorale!

E para ajo u duke se tha që secili të votojë lirshëm në votimet e ardhshme. Por, kjo u shoqërua me mesazhin e prerë dhe kërkesën: Mos më lini vetëm në ato që kam bërë!

Thirrje e hapur elektorale drejtuar mësuesve të thirrur në një takim zyrtar me mësuesit e Shqipërisë! Votoni me mua dhe për mua!

Ja kjo është shkelje e ligjit, kjo shkakton shkatërrimin e dinjitetit të qytetarit që thërritet me detyrim në takime të fshehura elektorale dhe të maskuara keq e shumë keq!

Zonja Nikolla nuk mungoi sikurse ka bërë këto katër vjet që të hedhi nga trubunat zyrtare edhe fyerje edhe ofendime ndaj kritikuesve të gjendjes ku ndodhet arsimi shqiptar sot, dhe për të cilën nuk është ajo se e ka përgjegjësinë e parë dhe të vetme. Unë jam nga këta kritikë dhe u ndjeva i sulmuar nga një zyrtare e lartë e shtetit!

Arsimi shqiptar ka njëzet vite që lëngon dhe këto katër vite e kanë përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tij.

Ministrja ka përgjegjësitë e veta!

Nuk dëgjuam një gjë që nuk është bërë mirë, por vetëm vetëlavdërime dhe suksese, kur gjendja e arsimit shqiptar dhe edukimi i të rinjve është në gjendje të mjeruar.

Pretendoi se kemi një arsim të standardeve europiane për moshat nga tre deri në pesëmbëdhjet e kusur vjeç. Unë nuk dua të besoj se zonja Nikolla gënjen, por atë ose e gënjejnë, ose bashkëpuntorët e saj nuk ja kanë haberin fare se çfarë është sot arsimi parauniversitar në Europë.

Nëse do ta dijë sesi dalin nxënësit nga ky arsim të vijë t’ja dëftejmë edhe ne në mënyrë po aq të përvuajtur sa edhe fjala e saj, poaq të prekur, por po aq me besimin se gjërat mund të ndreqen shumë shpejt nëse ka vullnet politik.

U përpoq që duke i bërë thirrje armatës së mësueve të mos e lërë vetëm atë, ta bëjë këtë armatë mësuesish përgjegjëse dhe bashkëpërgjegjëse me politikat në fuqi prej dekadash dhe të aplikuara edhe prej saj që e kanë shkatërruar shkollën shqiptare.

Të rinjtë, mësuesit, prindërit nuk meritojnë dhunë elektorale, propagandë të fshehur duke thirrur audienca me detyrim, retorikë boshe dhe lustrim të një gjendje që të gjithë me përjashtim të bashkëpunëtorëve të zonjës Nikolla e dinë që është për t’u vajtuar. Dhe për këtë nuk e kanë fajin mësuesit, ata janë si nxënësit viktima të politikës.

Shembulli i sotëm në këtë krizë politike që ka mbërthyer vendin e që ka vendosur në dyshim mundësinë e zgjedhjeve të lira, provon në mënyrë krejt paradoksale se ja sesi abuzohet me pushtetin për të ushtruar dhunë elektorale mbi nxënësit, mësuesit, prindërit, duke inskenuar maskarada elektorale pa dobi shoqërore dhe madje edhe pa dobi elektorale.

Le ta kalojë edhe njëherë ligjin për arsimin e lartë në Kuvend dhe do të shohi se veç opozitës nuk do ta votojë më as LSI, as Libra, duke rrezikuar siç është shpallur publikisht të mbetet në pakicë.

Kurse, po të duhet të dalin parametrat e vërtetë të gjendjes të arsimit parauniversitar, le të hapet debati mbarëpopullor, sikurse fushata elektorale do ta ketë rastin ta bëjë gjerësisht, thellësisht.

*Shkrimi është marrë nga profili personal në Facebook.

 

Etiketa: Artan Fugadhuna ne arsimmesuesit


Ju sugjerojmë

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Para
Historike/ Dita e parë e plotë e Britanisë pa qymyr që nga Revolucioni Industrial

Historike/ Dita e parë e plotë e Britanisë pa qymyr që nga Revolucioni Industrial

Debati me Roza Latin, reagimi i Aurela Hoxhës do t’ju habisë

Debati me Roza Latin, reagimi i Aurela Hoxhës do t’ju habisë

Video/ Marina ve dorë mbi Getoarin për ditëlindje

Marina Vjollca braktis emisioni pasi ia kërkonte Getoari, a do të martohen?
















TE FUNDIT

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
14 Qershor, 2026

Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën...

Lexo më shumë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}