Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sot, ka publikuar një mesazh ku denoncon përdorimin e nxënësve, shkollave dhe mësuesve të gjimnazeve të Tiranës nga qeveria në funksion të fushatës elektorale të PS-së.
Nëpërmjet një shënimi në Facebook, Tabaku shkruan se një ish-ministër ofendon këdo që nuk është me PS si një injorant, e ndërsa një ministre tjetër i kërkon Ramës se nxënësit e shkollave të mesme janë të detyruar të shkojnë në takim dhe kush shkon në takim ka pushim nesër.
Sipas saj, denoncimi në fjalë, ka ardhur nga një gjimnazist i Tiranës.
Shënimi:
“Nderkohe qe paska filluar fushata elektorale, ku nje ish minister ofendon kedo qe nuk eshte me PS si injorant, e nje ministre kerkon ndryshimin (ia kerkon Rames kete), nxenesit e shkollave te mesme jane detyruar te shkojne ne takim dhe kush shkon ne takim ka pushim neser. Nje denoncim qe me erdhi nga nje gjimnazist i Tiranes! Cdo gje ne funksion te pushtetit dhe shkollat, nxenesit e mesuesit! Fatkeqesi me regji qendrore!”