Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i sinqertë i Alban Hoxhës për humbjen e bashkëshortes dhe rritjen e djalit si baba i vetëm  

2017/04/08 at 11:32 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi i sinqertë i Alban Hoxhës për humbjen e bashkëshortes dhe rritjen e djalit si baba i vetëm  

Të qenit një prind i vetëm në rritjen e fëmijës sigurisht është një rrugëtim i vështirë. Duhet dije, mirëqenie ekonomike, forcë karakteri dhe shumë kohë e vullnet për t’ju përkushtuar fëmijës e për ta përgatitur atë për jetën.

Çdo ditë e jetës së fëmijës përbën një ngjarje të re, ku prindi duhet të jetë gjithmonë gati. Jemi mësuar të shohim zakonisht nëna që i rrisin të vegjlit e tyre të vetme shpesh duke punuar disa punë për t’u përmbushur atyre çdo nevojë.

Kështu kishte qenë e shkruar, që bashkëshortja e Albanit, Doriana, me të cilën ishte lidhur që i fare i ri, të merrte frymën e saj të fundit për shkak të një komplikimi shëndetësor, disa ditë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Albanit ajo i la pas një dashuri të madhe, një pjesë të sajën, një krijesë te cilës ai do i dedikonte jetën në vazhdim. Sot pas dy viteve, Albani ka ditur të rigjejë forcën e të pranojë fatin e tij të trishtë me Dorianën, por edhe bekimin e tij, Bekon e vogël e të jetë një prind i mirë për të.

Albani ka arritur të përjetojë ndjenjën më të madhe të dashurisë përmes të birit. Ditët kalojnë, por vëmendja nuk shkëputet asnjëherë prej djalit i cili duket se ka trashëguar cilësitë më të mira të dy prindërve. Portjeri i njohur na fton në fushën ku stërvitet çdo ditë në Petrelë, teksa ndan me çiltërsi dhe emocion rrugëtimin e tij jetësor deri tani, ëndrrat që ai thur për të ardhmen e Bekos dhe jetës së tyre bashkë në vazhdimësi.

Pavarësisht se nuk e kishte menduar të qenit vetëm në prindërimin e Bekos, fati kështu deshi për të dhe Albani e ka pranuar këtë tashmë. Ai tregon për atë dashurinë dhe dëshirën e madhe që kishte që herët për t’u bërë baba, pritjen e ëmbël të Bekos nga të dy bashkëshortët. Edhe pse gjendet në çdo moment dhe përpiqet të jetë prezent në jetën e djalit, përkushtimi në futboll, stërvitjet, ndeshjet dhe angazhimet me ekipin nuk ja lejojnë që Albani të merret 100% të kohës me djalin.

Fatmirësisht, nëna e Albanit është një ndihmesë e paçmuar në rritjen e nipit, ardhja në jetë e të cilit e ka gjallëruar dhe lumturuar. Të qenit një lojtar shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm i futbollit shqiptar dhe i angazhuar maksimalisht në këtë pjesë, nuk e ka penguar Alban Hoxhën të jetë një baba i mirë. Ai arrin të menaxhojë kohën që t’i përkushtohet profesionit dhe ta rrisë të birin siç duhet, duke synuar vazhdimisht më të mirën për të. /Klan.tv.

alban cift

Etiketa: Alban Hoxhababaibashkeshortjadjalirregfimi

Ju sugjerojmë

Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës
Aktualitet

Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës

22 Maj, 2025 2:55 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Rikthehet Parlamenti/ Të enjten e ardhshme, deputetët në seancë plenare

22 Maj, 2025 2:51 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Italia kërkon ekstradimin, Gjykata e Tiranës merr vendimin për dy shtetas

22 Maj, 2025 2:41 pm
Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe
Rajoni

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

22 Maj, 2025 2:26 pm
Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon
Aktualitet

Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

22 Maj, 2025 2:18 pm
Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente
Aktualitet

Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente

22 Maj, 2025 2:14 pm
Ndarja nga jeta e Artan Lames/Veliaj: Mik i vyer, i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames/Veliaj: Mik i vyer, i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë

22 Maj, 2025 1:55 pm
“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar
Aktualitet

“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar

22 Maj, 2025 1:40 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Kredia për banesa, zyrtarizohet rregullorja e re

22 Maj, 2025 1:39 pm
Berisha denoncoi fenomenin e “trenit bullgar”/ Celibashi: Rasti të hetohet
Aktualitet

Berisha denoncoi fenomenin e “trenit bullgar”/ Celibashi: Rasti të hetohet

22 Maj, 2025 1:34 pm
Para

Ekzekutimi i kryepolicit në Tiranë, zbardhen dy pistat e mundshme të ngjarjes

Parashikimi i motit, i kthjellët dhe me vranësira kalimtare

E diel/ Si do të jetë sot moti

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi/ 9 Prill 2017

TE FUNDIT

Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës

Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës
22 Maj, 2025

Kryeministri Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës...

Lexo më shumë

Rikthehet Parlamenti/ Të enjten e ardhshme, deputetët në seancë plenare

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
22 Maj, 2025

Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën...

Lexo më shumë

Italia kërkon ekstradimin, Gjykata e Tiranës merr vendimin për dy shtetas

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
22 Maj, 2025

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shtetas, të cilët janë ndaluar me qëllim...

Lexo më shumë

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe
22 Maj, 2025

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com