Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiunazh turk në Gjermani

2017/03/29 at 12:02 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiunazh turk në Gjermani

Nga Fabian von der Mark

Nëse gjithçka do të bëhej sipas përfytyrimeve të presidentit turk Erdogan, atëherë Gjermania do të lipsej që të vepronte në këtë mënyrë: Shefi i BND-së (Shërbimi Federal Informativ) duhej të kishte marrë një listë prej homologut të tij turk. E në bazë të saj do të duhej që shërbimet gjermane të përndiqnin e ndëshkonin 300 nënshtetas turq – kuptohet në bashkëpunim të ngushtë me mandatuesit turq.

Simpatizanët e Gülen-it nuk konsiderohen këtu si terroristë

Vetëm se: Akuza, që njerëzit kanë mbështetur lëvizjen e predikuesit Fethullah Gülen, nuk ekziston në Gjermani. Lëvizja e Gülenit në Gjermani si dhe në mbarë BE-në nuk klasifikohet si shoqatë terroriste. Ndoshta turqve nuk u pëlqen kjo, por autoritetet gjermane pas një verifikimi kanë arritur në konkluzionin se simpatizantët e Gülenit nuk paraqesin rrezik.

Problemi i dytë: Mënyra se si shërbimi i brendshëm sekret i Turqisë MIT (Millî İstihbarat Teşkilâtı) i ka marrë ifnormacionet, përbën shkelje të të drejtave themelore të njerëzve, që jetojnë në Gjermani – pavarësisht se çfarë nënshtetësie ata kanë. Spiunët turq, që përgjojnë me aparate fotografike, i përkasin kategorisë së dytë të filmave me agjentë, por ata nuk kanë vend në rrugët e Gjermanisë.

Gjermania tani për fat ka bërë të kundërtën e asaj, që pret Ankaraja: ajo i ka paralajmëruar qytetarët turq, se janë në shënjestër prej atdheut të tyre. Kjo është më e pakta, që mund të bënte spontanisht shteti gjerman. Njëkohësisht Gjermania duhet t’i kundërvihet me të gjithë forcën krijimit të një sistemi spiunësh në Gjermani, siç e dëshiron presidenti Erdogan. E me këtë nuk bëhet fjalë vetëm për aktivitetet e shërbimit zyrtar sekret turk MIT.

A mundet Ditib të jetë edhe një partner shtetëror?

Nëse shoqata e xhamive Ditib keqpërdoret, për të mbledhur informacione mbi simpatizantët e Gülenit nën mandatin e autoritetit turk të religjonit Diyanet, atëherë shteti duhet të veprojë. Nëse vërtetohet, që nën mantelin e Ditib kryhet spiunazh për Erdoganin, atëherë unioni turko-islamik nuk mund të jetë partner bisedimesh për autoritete gjermane, por duhet të shpërbëhet.

Turqia duhet ta kuptojë: Nëse një gazetar gjerman mbahet në burg pa proces gjyqësor, kjo është e padrejtë. Nëse Turqia spiunon qytetarët, që sipas së drejtës gjermane janë të pafajshëm, kjo është e padrejtë. Nëse Turqia kërkon ekstradimin e të pandehurve si terroristë pa dëshmi mbi aktivitetin e tyre terrorist, kjo është e padrejtë. Një vend, që është anëtar në NATO, do të hyjë në BE dhe do të mbajë marrëdhënie funksionuese me Gjermaninë, nuk duhet të përçajë, të shpifë dhe ç’është më e rëndësishmja: duhet të pranojë shtetin ligjor. /DW

Ju sugjerojmë

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
Kryesore

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

5 Shtator, 2025 2:07 pm
Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
Bota

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

5 Shtator, 2025 1:25 pm
Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Bota

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

5 Shtator, 2025 1:08 pm
18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
Bota

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

5 Shtator, 2025 1:00 pm
Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
Bota

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

5 Shtator, 2025 12:32 pm
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës
Sport

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës

5 Shtator, 2025 11:48 am
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Komiteti Ekzekutiv i UEFA mblidhet në Tiranë, temat që do të diskutohen
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA mblidhet në Tiranë, temat që do të diskutohen

5 Shtator, 2025 11:26 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

“Trump do të shkurtojë fondet ushtarake për vendet evropiane që kufizohen me Rusinë”

5 Shtator, 2025 11:01 am
Para
Video/ Vogëlushja e apasionuar me notin, shikoni si zhytet në pishinë pa frikë

Video/ Vogëlushja e apasionuar me notin, shikoni si zhytet në pishinë pa frikë

Shkarkohet drejtori i policisë së Burgjeve

Drejtori i Policisë së Burgjeve u shkarkua për Shullazin

Femrat më të bukura, në opozitë apo qeveri?

Olta sjell me vete edhe vendet e punës...!

TE FUNDIT

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
5 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka faktuar se Kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
5 Shtator, 2025

Ukraina ka goditur rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës në një sulm me dronë. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
5 Shtator, 2025

Zv/kryeministrja britanike Angela Rayner dha dorëheqjen. Angela Rayner akuzohet për shmangie taksash dhe deklarim i rremë i transaksioneve detyruese dhe...

Lexo më shumë

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
5 Shtator, 2025

Një student 18-vjeçar nga Kosova, u qëllua me armë zjarri nga policia në Essen të Gjermanisë pasi plagosi me thikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com