Në foto duket Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Tereza Mei, duke firmosur dokumentin e Brexit, i cili më vonë do të dërgohet në Bruksel, duke zyrtarizuar kështu, ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar me Evropën. Kjo ndarje historike do të nisë zyrtarisht sot në orën 13:30 me orën e Brukselit, ku Sër Tim Barrou, Ambasadori i Britanisë në BE, do t’ja dorëzojë këtë dokument Presidentit të Këshillit Evropian, Z. Donald Tusk.