Ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani i ka hedhur benzinë zjarrit për përballjen e 24 marsit mes Italisë dhe Shqipërisë.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “corrieredellosport”, Tramezzani ka befasuar të gjithë me parashikimin e tij për fituesin e këtij dueli.
“Kush fiton? Shqipëria. Për ta kjo është si një finale e Kupës së Botës, nuk është vetëm një lojë, por është një hakmarrje social, është histori. Ne italianët nuk mund ta kuptojmë . Italia është më e fortë, por entuziazmi dhe organizimi i lojës mund të bëjë një ndryshim. Pas humbjes ndaj Izraelit, Shqipëria kërkon me çdokush për të fituar pikë. Italia zgjodhi Palermon sepse kishte frikë nga tifozët shqiptarë”, u shpreh ai.