Dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Beqajt, Tahirit, Klosit dhe Çucit dhe emërimin e 4 ministrave të rinj, Xhafa, Manastirlliu, Xhacka dhe Shalsi u miratuan me votat e mazhorancës.
Gjatë seancës u vu re mungesa e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Në votim nuk morën pjesë gjithashtu as deputetët Monika Kryemadhi, Ylli Shehu, Silva Caka nga LSI si dhe Mesila Doda e PDIU. Pikërisht kjo forcë politike paralajmëroi më herët se nuk do të votonte ndryshimet në qeveri, por përpara nisjes së votimit mbërritën Shpëtim Idrizi, Omer Mamo, Tahir Muhedini dhe Aqif Rakipi.
Pra votimi për ministrat tregoi se koalicioni vazhdon normalisht pavarësisht debateve në media. Pro ministrave votuan deputetët e PS, LSI dhe PDIU.
Xhafa, Xhaka dhe Shalsi morën 76 vota pro, ndërsa Manastirlliu 79 vota pro.