Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifrat e frikshme/ Si po preken moshat e reja nga kanceri në Shqipëri

2017/03/22 at 3:34 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifrat e frikshme/ Si po preken moshat e reja nga kanceri në Shqipëri

Numri i të prekurve nga kanceri është rritur me 70 për qind gjatë dekadës së fundit në Shqipëri. Të dhënat spitalore publikohen nga revista Monitor.


Kështu, rezulton se në vitin 2002 ishin 41 diagnoza për 10 mijë banorë, ndërsa në vitin 2014 u numëruan 73 diagnoza për 10 mijë banorë.

Gratë janë më të prekura. Tumoret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë vitit 2014, 88 në 10 mijë gra u preken nga kanceri. Ndërsa tek burrat numri është më i ulët; përkatësisht, 58 për 10 mijë banorë.

Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.

Por burimet nga Instituti i Shëndetit Publik kanë rezerva për statistikën duke hedhur dyshime se ajo është shumë më e lartë për faktin se regjistri i kancerit nuk është funksional dhe shumë persona preferojnë të trajtohen jashtë vendit.

Gjithsesi të dhënat e gjetura tregojnë për një avancim të lartë të sëmundjes dhe mbi të gjitha në moshat e reja.

Sipas të dhënave të ISHP-së, 15% për qind e të diagnostikuarve me kancer i përkasin moshës 35-44 vjeç.
Ndërsa 26,7 për qind i përkasin moshës 45-54 vjeç dhe 22 për qind janë të moshës 55-64 vjeç.

Një dekadë më parë përqindjet më të larta i kishin moshat mbi 60 vjeç.

Në vitin 1990, Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera në Rajon, kishte një nivel të ulët vdekshmërie nga tumoret, me rreth 104 vdekje për 100,000 banorë.

Ne rajon po vihet re një ulje e vdekjeve nga neoplazmat gjatë dy dekadave të fundit, në Shqipëri po ndodh një tendencë e kundërt, me një rritje të nivelit të vdekjeve prej rreth 20% në vitin 2010 krahasuar me vitin 1990.

Ekspertët në spitalin Onkologjik pohojnë se, ndotja e mjedisit dhe dieta ushqimore janë faktorë përgjegjës për kancerin në rritje. Ata pohojnë se rastet më të shumta janë zonat e ndotura të vendit sidomos, qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare të vendit, sidomos ato me Kosovën ku ka pasur ndotje në kohën e luftës.

Në vendin tonë, kanceri mund të mbahet në nivele të ulëta nëse rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, të frenohet duhanpirja dhe të ulet ndotja në mjedis, rekomandojnë mjekët. Nëse këto faktorë rreziku nuk frenohen mjeket pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes.

Etiketa: kancermoshat e reja


Ju sugjerojmë

“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
Bota

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

15 Qershor, 2026 8:51 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Bota

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

15 Qershor, 2026 8:25 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Mirditë

15 Qershor, 2026 8:22 am
SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës
Bota

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës

15 Qershor, 2026 8:19 am
“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Para
Digjet xhamia më e vjetër në Europë e periudhës Osmane

Digjet xhamia më e vjetër në Europë e periudhës Osmane

Video/ Përfundon restaurimi, inaugurohet varri i Jesusit në Jeruzalem

Video/ Përfundon restaurimi, inaugurohet varri i Jesusit në Jeruzalem

Trump zgjedh Rex Tillerson për Sekretar Shteti

Tillerson: Mali i Zi të anëtarësohet shpejt në NATO
















TE FUNDIT

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
15 Qershor, 2026

Publikimi i miliona faqeve dokumentesh nga dosja e Jeffrey Epstein po hedh dritë mbi mënyrën se si ai krijonte kontakte...

Lexo më shumë

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
15 Qershor, 2026

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin e luftës SHBA-Iran, njoftoi një...

Lexo më shumë

Vritet me armë zjarri një person në Mirditë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Qershor, 2026

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të hënë në Spaç të Mirditës. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Valter...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës
15 Qershor, 2026

SHBA-ja dhe Irani thanë se kanë arritur një marrëveshje kornizë për t'i dhënë fund luftës, për të ndaluar bllokadën amerikane...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}