Një djalë i ri rus i kishte ngacmuar të dashurën gjatë një parti por hakmarrja e 16 vjeçarti ishte tepër e rëndë. Nikita Rasskazov rrëfeu se kishte vrarë Artyom Shustov. Ky lajm u bë i ditur në një raport të publikuar nga portali Siberian “Times”, në të cilin është numëruar si një histori makabre që ka lënë në shok të gjithë qytetin e KomsomolskmbiAmur (Rusi).
Rasskazov tha se e gjitha nisi kur partnerja e tij Olena Matsneva, vetëm 17vjeçe ka zbuluar se dy persona e kanë prekur në mënyrë të pahijshme dhe më pas dikush e tërhoqi zvarrë.
Sipas vajzës, disa nga kolegët e saj ishin dëshmitarë të abuzimit dhe ajo rrëfeu se ishte e detyruar që t’i bënte seks oral Artyom Shustov, djalit 19vjeçar që abuzoi me të, duke theksuar se u ndje e poshtëruar. Rasskazov, para drejtësisë në vendin e tij, deklaroi se zgjodhi të mos raportojë çështjen dhe direkt kërkoi për t’u përballur me abuzuesin e dyshuar. Në dëshminë e tij ai tha se “në asnjë kohë nuk donte ta vriste”, por lufta u bë aq e fortë saqë ai mori një thikë kuzhine dhe i dha fund jetës së tij. Megjithatë, historia nuk ka fund. Ai e vuri kokën e tij në thes dhe ditën tjetër ia tregoi vajzës për t’ia konfirmuar se “kishte marrë hak.”/panorama