U përfol gjatë në Shqipëri kryebashkiaku socialist i Tepelenës Tërmet Peçi për gafën e tij që bëri në fjalimin përpara qytetarëve duke e konsideruar fitoren e tij “publiçitare”.
Por një tjetër bashkiak i cili herë pas here ka habitur me vendimet dhe fjalimet e tij ka l137shuar ‘perlen’ e radhës. Bëhet fjalë pikërisht për Xhelal Mziun, kryetarin e bashkisë Kamëz, i cili sot me krenari dhe entuziazëm foli për titujt që mediat më “predistjoze”, sipas tij, i kushtuan dhënies së titullit “qytetar nderi” presidentit amerikan Donald Trump.
Pavarësisht se Mziu nuk ka mundur ta shqiptojë mirë fjalën prestigjioze, Lulzim Basha e ka shoqëruar të gjithën këtë situatë me një buzëqeshje.
Kujtojmë po ashtu që vetëm pak ditë më parë Mziu i ka vendosur emrin e presidentit amerikan Donald Trump, një Bulevardi në Kamëz.