Deklarata e moderatorit të “Zonë e Lirë”, Arjan Çani për largimin nga Shqipëria, më shumë sesa na habiti, na trishtoi. Ja ku flet një njeri i famshëm me rrogë vjetore 10 herë më të lartë se rroga mesatare në Shqipëri, me një vilë në zonën më të lakmuar në Tiranë dhe me 2 fëmijë të cilët shkollohen në një prej shkollave më të shtrenjta në vend.
I famshëm, i pasur, dhe i suksesshëm në punën e tij, por sërish i “ngopur” me këtë vend. Ende nuk e dimë nëse ajo deklaratë e bërë në emisionin “Studio e Hapur” është impulsive apo e vërtetë, por e sigurt është se Arjan Çani nuk është as i pari dhe as i fundit që vitet e fundit shpreh publikisht dëshirën për ta braktisur Shqipërinë, madje disa e kanë bërë vërtet.
1-Vedat Ademi – I sapo zhvendosur në New York Prej kohësh, këngëtari i njohur ka pohuar se për shkak të angazhimeve profesionale i duhet të jetojë mes vendit të tij dhe New York-ut. I pyetur nga gazetari i Top Show Mag, Ervin Kurti, nëse është zvendosur përfundimisht, ai është përgjigjur: “Po, vetëm mos i thuaj njeriu”.
2- Frederik Ndoci – “Për mua, nuk ka ndonjë të ardhme këtu për fëmijët e mi”. Deklaratën se do të rikthehet përsëri në Amerikë e ka shprehur gjatë një interviste për të përditshmen “Sot”, në janar të vitit që lamë pas.
3- Adrola Dushi -“Do të iki nga shqipëria dhe nuk kthehem më” Në maj të vitit 2016, modelja e njohur Adrola Dushi ka rrëfyer për ‘Bluetooth’ se shumë shpejt do të iki nga vendi dhe uron të mos kthehet më. Adrola aktualisht vazhdon karrierën e saj në New York.
4- Luiza Gega- “Shtet indiferent, do të largohem” Atletja e njohur Luiza Gega, në mars të vitit 2014 është shprehur se pavarësisht krenarisë që ndjen kur përfaqëson me dinjitet vendin tënd, kur nuk të mbështesin, shanset për t’u larguar janë më të mëdha.
5- Hyeda El Saied- “Mezi po pres të iki” “U ktheva në Tiranë për 2 muaj, por këtu s’jetohet më, mezi po pres të iki.”-shkroi artistja në dhjetor të 2015-ës, në një status në Facebook-un e saj, ku shprehej se përveç problemeve thelbësore, ky vend vuan nga varfëria shpirtërore dhe njerëz fallco e të kompleksuar.
6- Ermal Merdani – “Do largohem nga Shqipëria bashkë me të fejuarën, këtu nuk ka të ardhme” Ish-banori i “Big Brother 5”, Ermal Merdani i cili aktualisht është përfaqëson një tjetër fushë, deklaroi në janar të 2016-ës për gazetën ‘Panorama’ se po mendon fillimin e një jetë të ri diku larg Shqipërisë duke qenë se këtu s’ka të ardhme.
7- Edlira Gjoni- “Shqipëria është e vogël për të mbajtur të gjithë dhe gjithçka, kjo biletë është One way”. Kështu ka shkruar gazetarja përmes një statusi në Facebook në shtator të vitit 2015.