Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërhiqet pasuesi i Prengës për deputet

2017/03/15 at 7:29 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet zëvendësuesi i Prengës: Kam bërë vetëm 2 muaj burg. Dua mandatin

Kastriot Piroli, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës i ka paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen e tij.

Më arsyetimin se mbeten vetëm dy muaj mandat efektiv në parlament, si dhe arsye personale, në letrën drejtuar KQZ dhe Kuvendit të Shqipërisë, Piroli tërhiqet kështu nga mandati deputetit, që i takonte pas largimit të Armando Prengës.

Kastriot Piroli pasonte listën e kandiatëve socialistë në listën e zgjedhjeve të 2013 –ës në Lezhë.

Ai prekej nga ligji i Dekriminalizimit, pasi rezultonte se kishte patur probleme me drejtësinë.

Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit.

Kastriot Piroli është dënuar me një vit e 6 muaj burg, që i është konvertuar me 18 muaj shërbim prove. Ndërsa herën e dytë është dënuar me 6 muaj burg, të cilin e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.

Në të dyja rastet Apeli e ka shpallur fajtor, e për pasojë ai ishte subjekt i ligjit të Dekriminalzimit dhe nuk mund të zinte karrigen e lënë bosh nga Prenga. Por me largimin e tij në qarkun e Lezhës pritet të ketë lëvizje të shumta. 

PS ka listuar 7 emra në këtë qark, dhe ka fituar vetëm dy mandate: Mimi Kodhelin dhe Armando Prengën. Kur Kodheli u bë ministre, dorëzoi mandatin, duke i lënë kështu mundësinë të hynin në parlament gratë pasardhëse në listë. Merjeme Delishi dhe Mirela Neli të dyja nuk pranuan të merrnin mandatin, duke skualifikuar veten e tyre nga lista, e duke bërë deputet të tretin në listë, Arben Ndokën. Por edhe ky u dorëhoq prej akuzave të bëra ndaj tij për problemet e së shkuarës dhe mandati i kaloi Eduard Ndocajt. Emri tjetër, Ndrec Dedaj u bë kryetar i bashkisë Mirditë, duke e ezauruar të gjithë listën e kandidatëve dhe duke lënë vetëm një emër: atë të Kastriot Pirolit.

Por as Piroli nuk mund ta marrë dot për asryet e renditura më lart.

Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputet bëhet Petrit Zef Gjon

Etiketa: dekriminalizimimetapiroliterhiqet

Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
Bota

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

23 Korrik, 2025 10:30 pm
Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Aktualitet

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

23 Korrik, 2025 10:17 pm
Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

23 Korrik, 2025 10:11 pm
Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë
Aktualitet

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

23 Korrik, 2025 9:55 pm
Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
Bota

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

23 Korrik, 2025 9:39 pm
Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
Bota

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

23 Korrik, 2025 9:08 pm
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik, 2025 8:44 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Para
Fiori Dardha rrëfen për emocionet e dasmës: E vetmja gjë që më mbeti pa bërë ishte …

Fiori Dardha rrëfen për emocionet e dasmës: E vetmja gjë që më mbeti pa bërë ishte …

Flet zëvendësuesi i Prengës: Kam bërë vetëm 2 muaj burg. Dua mandatin

Flet deputeti në tentativ Kastriot Piroli: Kam 3 vjet pa punë, nuk ia vlen të bëhem deputet për 2 muaj

Ledioni, një partner i sjellshëm? Tani edhe gatuan për Sarën 

Ledioni tregon çfarë ndodh me Sarën në dhomën e gjumit…kunata i bën një pyetje

TE FUNDIT

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
23 Korrik, 2025

Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ka përshpejtuar shëndetin e trurit njerëzor,...

Lexo më shumë

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
23 Korrik, 2025

Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë...

Lexo më shumë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
23 Korrik, 2025

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një draft ku përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për banesat. Ato...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
23 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme një rast të ndërhyrjes së institucioneve për lirimin e hapësirave të zaptuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com