Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfime nga trëndafili i zi – Baile Sensual

2017/03/01 at 10:19 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rrëfime nga trëndafili i zi – Baile Sensual

Nga Albatros Rexhaj


Sipas fjalorit të Oksfordit nocioni “sensual” ka të bëjë me përmbushjen e shqisave dhe ndjesive, d.m.th nënkupton diçka si fizike ashtu edhe shpirtërore, sidomos të asaj që ngjall një ndjesi erotizmi apo të ngjashme me të. Në këtë kuptim, fare lehtë mund të thuhet “interpretimi i X artisti është pasionant dhe sensual”. Fatkeqësisht në gjuhën shqipe nuk ka një ekuivalent të saktë për nocionin “sensual”, pasi që te ne, në arkaizmin e të menduarit tonë, ky nocion akoma identifikohet vetëm me kënaqësinë seksuale. Në realitet, nocioni “sensual” nënkupton aftësinë intelektuale për të proceduar një ngacmim të fuqishëm të shqisave dhe ndjenjave. Në një këndvështrim tjetër, fare lehtë mund të thuhet se është pikërisht kjo gjendje e ngacmimit ku një pjesë e mirë e artistëve e gjejnë dhe e formësojnë frymëzimin e tyre për të krijuar. Kërcimi sensual, pavarësisht llojit të kërcimit, i takon po këtij rrafshi të ndjesisë dhe të të menduarit. Në thelb, nënkupton aftësinë e  kërcimtarit për ta menaxhuar pasionin e vet deri në pikën që ta mbajë atë tërë kohën nën pikën kritike të vlimit. Pikërisht kjo mbajtje nën kontroll, prodhon sensualitetin, d.m.th krijon ndjesinë e intimitetit dhe të përkatësisë ndaj njëri-tjetrit, gjithnjë brenda kontekstit interpretativ. Nëse do ta bëja një krahasim më shembujt nga natyra, atëherë do të thosha se dy kërcimtarë pasionantë, të mbërthyer brenda një cikli sensual të kërcimit, i ngjasojnë dy insekteve, gjatë paralojës, nxemjes së tyre plot epsh seksual, të mbërthyer fort pas njëri-tjetrit, të vetëdijshëm se i mjaftojnë njëri-tjetrit, të kënaqur brenda botës së tyre të vogël thuajse asgjë tjetër “nada mas”, pos tyre, nuk ekziston. Kushdo që ka parë Discovery Channel e di se në mbretërinë e kafshëve, lojërat erotike janë të rafinuara deri në detaj dhe janë të çliruara nga çdo vulgare. Mungesa e vulgaritetit, vetëkontrolli, liria nga prirja absurde për të qenë të vrazhdë, nevoja për ta respektuar partnerin gati si hyjni, përbën thelbin e asaj që mund të konsiderohet një kërcim sensual i bërë si duhet.

2

Bachata, Kizomba, Zouk, Tango, Rumba apo ndonjë tjetër, stili i kërcimit ka pak rëndësi. Të gjitha këto stile kërcimi, por jo vetëm këto, kanë potencialin të shndërrohen në kërcime shumë sensuale, plot pasion të gjallë. Por, në përpjekjen e vet për të krijuar një kërcim sensual, edhe kërcimtari më i mirë mund të dështojë, nëse të gjithën e sforcon apo thjesht nuk ka partnerin e duhur. Në shumë raste, ajo që bën diferencën është qasja dhe mesazhi që kërcimtari dëshiron të përçojë. Dhe ky mesazh nuk mund të jetë tjetër përveçse diçka shumë intime, diçka që i përçohet partnerit dhe jo të tjerëve, sepse kërcimi sensual nuk bëhet për publikun. Thënë këtë, duhet të jetë e qartë se kërcimi sensual nuk mund të jetë ekstravagant dhe rrjedhimisht as nuk është material i duhur për të bërë shou. Ky detaj na shpie drejt e në zemër të filozofisë së kërcimit sensual: për të kërcyer një kërcim sensual duhet ta kesh partnerin e duhur, dikë që të ngjallë dëshirën që të ndihesh “seksi”, “el deseo de ser sexy”, të ndihesh i/e dëshiruar, por që kjo të shprehet e tëra me gjeste të vogla të vlerësimit, secili më i veçantë se tjetri. Dhe e gjithë kjo duhet të jetë e dyanshme. Nuk bëhet ndryshe! Kërcimi sensual nuk është interpretim, kërcimi sensual është përjetim dhe si çdo akt tjetër i përjetimit, ai nuk mund të përsëritet, edhe nëse e kopjojmë deri në detaj.

4

La Rosa Negra, trëndafili i zi i Tiranës, shpirti latin i metropolit tonë, kjo “alma latina de Tirana”, është “the place to be” ku, kohë pas kohe, atëherë kur yjet dhe hëna janë në renditjen e duhur,  në pistën e kërcimit mund të shpërfaqen edhe dozat më të bukura të sensualitetit. Victoria Ivanes, ukrainasja elegante që në Tiranë vepron si instruktore e kërcimit, i jashtëzakonshmi Erind Sallahu dhe frymëzuesja Valentina Musa, i zhdërvjellëti Herin Ahmetlli, simpatikja Meme Alija dhe elastiku Indrit Voga, janë vetëm disa nga kërcimtarët pasionantë që në pistën e kërcimit guxojnë të shtyjnë të gjitha limitet, madje deri në pikën e shpërthimit në një orgazëm artistike që di të të lë edhe pa frymë. Ndërkaq më e bukur e të gjithë kësaj është se kur këta kërcimtarë kalojnë në këtë gjendje kthjelltësie artistike, e humbin perceptimin se ne, pjesa tjetër e botës, ekzistojmë. Ata kërcejnë, për të kërcyer dhe jo për t’u dukur. Dhe ky model i bukur, i ndershëm në sinqeritetin e vet, përçohet edhe te ne te tjerët, teknikisht më pak të shkathët, por, shpirtërisht, po njësoj të karikuar që ta sprovojmë veten, në eksplorimin e pasionit dhe sensualitetit të trupit dhe shpirtit tonë.

Fryma e kërcimeve latine, si diçka e ngjizur nga nevoja për të menaxhuar vuajtjen dhe dhimbjen, pikën e fillimit dhe të përfundimit e ka te ndjenja e pastër, prandaj kërcimin sensual, në cilindo prej stileve, mund ta bëjnë vetëm ata kërcimtarë që janë të sinqertë në dëshirën e tyre për ta ushqyer shpirtin dhe për të sfiduar tabutë. Jo rastësisht, Trëndafili i zi i Tiranës është një vend ku veten mund ta gjejnë vetëm ata njerëz që janë të prirë nga dëshira që vërtet të kënaqen, të heqin stresin dhe negativitetin që vulgariteti i metropolit tonë ta ngulit në shpirt, të ripërtrihen brenda ciklit të një nate të vetme, ndërkaq prej aty shmangen ata që duan të duken apo që për veten ushqejnë ide të një superioriteti fiktiv. Arroganca nuk është vlerë e filozofisë latine të jetës, prandaj, përkundër teknikës së përkryer, një kërcimtar arrogant pashmangshmërisht do të dështojë të ngacmojë shpirtërisht dikë.

3

Kjo më sjell te thelbi i idesë sime prapa këtij shkrimi. Për mua, sensualiteti është një nga manifestimet më shpirtërore të njerëzores brenda nesh, ndërkaq kërcimi mbase është forma më e rafinuar për ta shprehur këtë ndjesi, pa e fyer dhe pa abuzuar me tjetrin, prandaj pra, “sensualidad y espiritualidad”, janë dy çelësat e leximit të thelbit të kërcimeve latine.

Ka plot çifte që këtë magji kërcimi e bëjnë në dhomën  e tyre të dashurisë, me pak dritë dhe shumë muzikë, ndërkaq ne të tjerët, që nuk jemi aq fatlumë, zëmë radhë buzë pistës së kërcimit, si gjembat e trëndafilit, në pritje të dorës së veçantë që do të dijë të  shohë përtej mprehtësisë së gjembave, mjaftueshëm i/e guximshëm/e sa ta shijojë bukurinë e vërtetë të shpirtit tonë. Më e bukura është se e tëra kjo ndodh në zemër të Tiranës, mes gjembash dhe petalesh të trëndafilit tonë të zi, mbase të vetmin vend ku komplekset dhe thashethemet nuk mund të lëshojnë rrënjë. Aty ku takimet më të bukura lihen për në pista de baile.

Dhe Tirana, “por suerte”, për fat pra, ka lënë tashmë pas epokën e ahengjeve dhe çingijeve të shekullit të shkuar, duke përqafuar vrullshëm me tërë sensualitetin e saj burimor shqiptar të mijëvjeçarit të tretë, ritmin e këtyre kërcimeve, duke i dhënë një prekje tironse, “fiesta-s” latine.

(ky reflektim është krejtësisht personal)

34152

Etiketa: albatros rexhajBaile Sensualtrëndafili i zi


Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Skandali/ “Shqiptarët hanë bukë me grurë që përdoret për kafshët”

Skandali/ “Shqiptarët hanë bukë me grurë që përdoret për kafshët”

Opinion/  Të dhënat; zbuloni qarkun më të varfër dhe atë më të pasur në Shqipëri

Opinion/ Të dhënat; zbuloni qarkun më të varfër dhe atë më të pasur në Shqipëri

Opinion/ Të dhënat: Shqipëria vendi më i varfër në rajon

Opinion/ Të dhënat: Shqipëria vendi më i varfër në rajon
















TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com