Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i politikanes që u mbajt peng nga rrebelët: A është Shqipëria Kolumbi?

2017/02/26 at 9:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi i politikanes që u mbajt peng nga rrebelët: A është Shqipëria Kolumbi?

Emri i saj nga 23 shkurti i vitit 2002 e deri më sot, vijon të jetë në vëmendjen e mediave botërore. Ajo u mbajt peng për më shumë se 6 vite nga rebelët e FARK në Kolumbi.


Në atë kohë Ingrid Betancourt ishte kandidate për Presidente, një mision i lënë në mes, por jo vendosmëria e saj për të luftuar korrupsionin. Por edhe sot, 15 vite pas marrjes se saj peng, ajo e ka të vështire të flas për atë ngjarje.

“Më erdhën mesazhe nga gazetarët në Kolumbi të cilët më kërkonin intervista pasi ishte 15 vjetori i rrëmbimit tim. Unë iu përgjigja duke i thënë se isha shumë e prekur që ata më kujtonin në këtë dite, por u kërkova që ta lënë dhimbjen në qetësi, sepse akoma dhemb”, u shpreh Ingrid Betancourt.

Ne 6 vitet larg njerëzve të saj, Betancourt rrëfen se shpesh herë mendonte se nuk do dilte dot e gjallë.

“Ishte një si zhurmë në kokën time, e cila çdo herë që unë mendoja se nuk do dilja dot e gjallë, shihja imazhin e fëmijëve të mi dhe thoja: Do të kthehem. Do te kthehem. Nuk ka rëndesi si, por unë do te kthehem”, tregon Betancourt.

Por ish-politikania kolumbiane, ka dhe një mesazhe për politikën shqiptare dhe paralelizmave që hidhen herë pas here duke e quajtur Shqipërinë “Kolumbinë e Europës”.

“Nuk besoj që është e vërtetë. Ekuacioni i Kolumbisë ishte shumë i komplikuar. Por ajo që mund të them është që duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm gjithmonë, sepse demokracia është në të vërtetë leva jonë për drejtësinë. Na duhet një sistem drejtësie, në çdo vend të botës, që nuk i bindet politikës. Prandaj është kaq e rëndësishme pavarësia e tre pushteteve. Ne na duhet pavarësia. Mënyra se si caktojmë gjyqtaret, është thelbi”, thotë Betancourt.

Këtu kandidatja për presidente thotë se ngjashmëritë mes dy vendeve mund të gjenden.

“Në Kolumbi ne kemi provuar shumë mënyra, sepse e kemi atë problem. Shtete të tjera bëjnë gjera të tjera. Por për sa kohe te keni një polici të pastër, shkëmbim të mirë të informacioneve me fqinjët tuaj dhe të bashkëpunoni me ta, për sa kohë të keni politikane të përkushtuar që mos të kenë lidhje me mafian, e cila nënkupton, mos marrjen e parave të mafias për t’u zgjedhur. Kjo është bërthama e problemit. Dhe nga eksperienca ime, është shumë e rëndësishme që të veprohet shpejt, sepse nëse kanceri ju prek, atëherë do të keni metastaza dhe një vend të tërë që mendon në mënyrë tjetër, kur njerëzit e mirë mendojnë që e vetmja mënyrë për të qenë i suksesshëm, është që të bëhesh i keq”, shprehet Betancourt. /Top Channel

Etiketa: BetancourtDrogakolumbipengpolitikaneshqiperi


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Para
Opinion/ Ku do të kandidoj Basha për deputet në zgjedhjet e qershorit?

Zhgënjimi i aktivistes demokrate: Basha është vetëm, Majlinda proteston maja takave, Grida koketë 

Ndjekje në mes të detit, policia kap gomonen me drogë në Zvërnec 

Ndjekje në mes të detit, policia kap gomonen me drogë në Zvërnec 

Video/ Statujat e Oskarit, procesi i vecantë i derdhjes së tyre në ar 

Video/ Statujat e Oskarit, procesi i vecantë i derdhjes së tyre në ar 
















TE FUNDIT

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com