Ndeshja e ditës së martë në Champions League, mes Manchester City dhe Monaco hyri në historinë e këtij kompeticioni për shkak të tetë golave të realizuar, gjë e cili nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në raundin e 16-sheve.
Ndërkohë, zhvillimet e fundit duket se do e fusin në histori edhe për diçka tjetër.
Një sportdashës kishte parashikuar rezultatin e “çmendur” të kësaj ndeshjes, vetëm se një gol më parë për anglezët.
Goli në minutën e 82-të i Leroy Sane i ka kushtuar atij plotë 34.200 euro.
Tifozi publikoi skedinën e tij në Twitter ku kishte etiketuar edhe futbollistin e Manchester Cityt.
“Më detyrohesh 34.200 euro”- shkruante ai në postimin e tij.
Menjëherë pas kësaj nuk vonoi edhe reagimi i lojtari i cili i ka kërkuar ndjesë.
“E lexova në gazetë, më vjen keq!”, ka shkruar ylli gjerman.