Kryedemokrati Lulzim Basha nga tenda e protestës para kryeministrisë lëshoi një mesazh të ri politik, me anë të së cilit tha se do pranonte zero negociata për të lëvizur nga qëndrimi i tij fillestar.
Sipas tij, Rama duhet t’ja lërë vendin një qeverie teknike, me qëllim që të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.
“Shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe ne këtu jemi prova e gjallë që e kanë marrë vendimin. Ne nuk jemi këtu për t’ju lutur askujt, koha po vjen për tu lutur ata, po bëjnë mirë t’i thërrasin mendjes, që të mos jetë vonë”,- tha ai.