Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ikën deputeti i fortë i Laçit, prokuroria i heq mandatin Armando Prengës

2017/02/16 at 10:40 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Armando Prenga: Unë kam çertifikatë sigurie,  PD ka lajthitur. Shihni Xhelal Mziun

 


Deputetit të fortë të Laçit, zgjedhur nga PS-ja, Armando Prengës, i hiqet mandati 4 muaj para mbylljes së sesionit parlamentar.

Lajmin për ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës e dha Prokuroria e Përgjithshme përmes një njoftimi për media ku shkruhet se  Prenga është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit të Dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë, në formularin e vetëdeklarimit, Armando Prenga nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Kurbinit, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë.

Po kështu Prenga rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime, marrje të pasurisë së vjedhur,  deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos, etj. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane, tha prokuroria.

Por jo vetëm kaq. Prokuroria thotë se KQZ u përpoq ta fshihte të shkuarën kriminale të Armando Prengës., ndaj tashmë po hetohet edhe vetë KQZ-ja.

Sipas prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë në dijeni të dënimit të dhënë nga Gjykata e Kurbinit për Armando Prengën dhe nuk e ka deklaruar. “KQZ e ka disponuar në 27.05.2016 me anë të një vertetimi të Gjendjes Gjyqësore. KQZ duhet të kishte bërë kallëzim penal menjëherë pas këtij konstatimi, pra në Maj 2016. Deri më sot, KQZ nuk e ka kryer këtë detyrim ligjor. Për më tepër, edhe në shkresën KQZ, datë 14.02.2017, sjellë për verifikim të thelluar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, nuk specifikohet që subjekti i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse ka një vendim penal të formës së prerë”, bën të ditur prokuroria.

Armando Prenga është deputeti i tretë që largohet nga Parlamenti për shkak të ligjit të Dekrimalizimit. Më herët u është hequr mnadati Shkëlqim Selamit (LSI) dhe Dashamir Tahirit (PD). /Opinion.al

Etiketa: armando prengadeputeti hiqetlacmandatips


Ju sugjerojmë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Para
PD reagon ndaj akuzave: Flamur Noka sot mund të ishte ‘varr pa emër’

Dekriminalizimi, shpëton Flamur Noka: Nuk është dëbuar nga Serbia

Serena Williams, joshëse për Sports Illustrated

Serena Williams, joshëse për Sports Illustrated

Zgjedhjet e 18 qershorit/ Zbardhen shumat, ja sa lekë merr çdo parti

Prokuroria nis hetimet për KQZ: U përpoq të shpëtonte Prengën dhe disa të tjerë
















TE FUNDIT

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektet e investimeve në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor, 2026

Bashkimi Evropian po përgatitet të presë për herë të parë talibanët në Bruksel për “bisedime teknike” mbi kthimin e afganëve...

Lexo më shumë

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
14 Qershor, 2026

Menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit kundër Ukrainës, dolën paralajmërime për një rrjedhje të mundshme të paligjshme të armëve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}