Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimet/ Si u zbuluan tenxheret e groposura me para dhe sa mungojnë ende

2017/02/15 at 9:09 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet/ Si u zbuluan tenxheret e groposura me para dhe sa mungojnë ende

Te tenxherja me presion, Neim Avdulaj kishte fshehur një pjesë të sasisë së parave, që i takonin pas grabitjes. Ka qenë vetë ai, që i ka dërguar oficerët e policisë në oborrin e shtëpisë së prindërve në zonën e Ballshit, ku e kishte groposur tenxherën vetëm pak orë pas grabitjes së kryer në rrugën Qafë Kashar-Rinas. Gjatë marrjes në pyetje, ish-efektivi i forcave komando Avdulaj ka pranuar se ka qenë pjesë e bandës që kryen grabitjen e 9 shkurtit, duke treguar edhe vendin e fshehjes së parave.

Mësohet se policia nuk e ka pasur të vështirë të gjejë vendin e fshehjes, pasi gjatë deklarimeve ka treguar se sipër vendit ku kishte fshehur paratë kishte vendosur një gur. Edhe prindërit e Avdulajt ishin shprehur të habitur për paratë që ndodheshin të groposura në oborr, pasi sipas tyre, ata jetonin vetëm me pensionin e tyre. Zyrtarisht prokuroria dhe policia nuk japin detaje për shumën e gjetur, por mësohet se nga kontrollet e banesave deri më tani janë gjetur rreth vetëm rreth 200 mijë euro, valuta të ndryshme. Burimet thonë se veç vendit të fshehjes së parave, Avdulaj ka treguar edhe emrat me të cilët ka kryer grabitjen mesditën e 9 shkurtit në rrugën Qafë Kashar-Rinas, të blindit që transportonte rreth 3.2 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se personi i dytë i shpallur në kërkim, veç Admir Muratajt është edhe shtetasi Jetmir Çerpja nga Dibra por me banim në Kamëz. Mësohet se Çerpja, është njohje e vjetër e Admir Murataj që dyshohet se është organizatori i grupit të grabitjes. Njohje, që thonë burimet, ka nisur që në Greqi ku dyshohet se kanë qenë pjesë e të njejtës bandë në grabitjen e bankave. Për arrestimin e tij, mësohet se policia është përqendruar në zonën e Dibrës, ku mendohet se është strehuar. Në Dibër, policia thonë se po kërkojnë edhe Admir Muratajn, i njohur edhe si bashkëpunëtor i Ilir Kupës me të cilën u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi.

Burimet thonë se vetëm Ernest Kupa nuk ka pranuar akuzën, duke mohuar pjesëmarrjen e tij në grabitjen e datës 9 shkurt apo atë të datës 3 dhjetor 2012. Ndërsa Detjon Memlikaj, dyshohet se veç informacionit ka marrë pjesë në të dy grabitjet e kryera. Si Memlikaj edhe Avdulaj janë liruar nga detyra e oficerëve të forcave komando të ushtrisë për shkelje disiplinore.

Etiketa: hetimetparattenxheret e groposura

Ju sugjerojmë

Serbi/ Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë, disa të lënduar
Rajoni

Serbi/ Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë, disa të lënduar

16 Gusht, 2025 9:02 am
Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja
Bota

Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja

16 Gusht, 2025 8:52 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje

16 Gusht, 2025 8:38 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 16 gusht 2025

16 Gusht, 2025 8:26 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 gusht 2025

16 Gusht, 2025 8:10 am
Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
Bota

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

15 Gusht, 2025 10:53 pm
Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
Bota

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

15 Gusht, 2025 10:41 pm
Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
Rajoni

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

15 Gusht, 2025 10:23 pm
Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve
Bota

“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve

15 Gusht, 2025 9:55 pm
Para
Modelja ruse nuk e ka frikë vdekjen, realizon fotografi nga ndërtesat më të larta në botë

Modelja ruse nuk e ka frikë vdekjen, realizon fotografi nga ndërtesat më të larta në botë

Trump i delegon dhëndrit përgjegjësinë për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme

Trump i delegon dhëndrit përgjegjësinë për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme

Real Madrid-Napoli, shikoni çfarë ndodhi para fillimit të ndeshjes

Real Madrid-Napoli, shikoni çfarë ndodhi para fillimit të ndeshjes

TE FUNDIT

Serbi/ Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë, disa të lënduar

Serbi/ Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë, disa të lënduar
16 Gusht, 2025

Protesta antiqeveritare në Serbi u mbajtën edhe të premten mbrëma në disa qytete serbe. Gjatë protestave janë shënuar incidente. Në...

Lexo më shumë

Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja

Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja
16 Gusht, 2025

Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Melania Trump i dërgon letër udhëheqësit rus Vladimir Putin. Në këtë letër ajo ka ngritur...

Lexo më shumë

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
16 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ishte "shumë produktiv", por ata...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 16 gusht 2025

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
16 Gusht, 2025

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com