Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dëshmia e Xhyliut/ Si funksiononte banda e grabitjes së parave të bankave

2017/02/15 at 9:47 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet dëshmia e Xhyliut/ Si funksiononte banda e grabitjes së parave të bankave

Fation Xhyliu ish-punonjësi i kompanisë “Rogat Security” është personi kyç  që ka çuar në zbulimin e bandës që grabiste paratë e bankave.


Ditën kur janë grabitur 3.2 milionë dollarë nga dy furgonët e kompanisë “Jaguar Security” 9 shkurt 2017 dhe 3 milion euro në dhjetor të 2015-es, Fation Xhyliu ka pasur rolin e vëzhguesit të automjeteve që transportonin paratë. Ai ka qënë në Vorë, duke sinjalizuar anëtarët e tjerë të grupit për vendndodhjen e autoblindave.

Xhyliu ka qendruar në Vorë në një apartament me qira dhe ditën kur është shoqëruar, (të shtunën e 11 Shkurtit), ai është gjetur në banesë me të vëllanë Gentjan Xhyliu.

Pas verifikimeve, është lejuar të dalë nga qelia Gentjan Xhyliu, ndërkohë Fationi është mbajtur i izoluar, me argumentin e verifikimit të tij. Policia gjeti në telefonin e Xhyliut disa sms të dyshimta, mesazhe këto që ai nuk ka qënë në gjendje ti japë përgjigje dhe të bindë policët.

Menjëherë ndaj tij janë ngritur dyshime si ai kishte shërbyer si informator i grabitësve dhe i është komunikuar urdhëri i ndalimit, i lëshuar nga prokurori Ervin Karanxha.

Pas këtij momenti, Fation Xhyliu ka vendosur të bashkëpunojë me Policinë e Tiranës duke treguar me imtësi të gjitha detajet e dy grabitjeve dhe emrat e personave që kishin marë pjesë.

Përpara prokurorëve dhe policëve, Fation Xhyliu, ka treguar se prej disa kohësh kishte qënë pjesë e kompanisë siguruese “Rogat Security”.

Ai ka rëfyer se një ditë para se të grabitej furgoni i kësaj kompanie në zonën e quajtur “Qafë-Kashar”, ai ka pasur dijeni për transportimin nga Tirana në drejtim të Rinasit, të një sasie prej 3.2 milionë euro.

“Gjatë kohës kur shërbejë pranë kësaj kompanie kisha detyrën e shoqëruesit të makinës, që transportoheshin sasitë e lekëve nga banka në bankë dhe nga banka drejt Rinasit. Një ditë para se të ndodhte grabitja, unë kam pasur dijeni për këtë transportim”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Ndërsa vijon: “Ndërkohë që kisha njoftuar dhe anëtarët e tjerë që kisha vendosur të bashkëpunoja. Pikërisht një ditë para sulmit, kam gënjyer shefat e mi, duke kërkuar që të mos paraqitesha në punë, duke u justifikuar se kisha një punë time personale dhe më nevojitej dita e pushimit.

Kjo kërkesë është bërë tek eprori, ai më ka miratuar pushimin, duke më zëvendësuar me një koleg tjetër. Ndërkohë në 3 dhjetor të 2015, jemi organizuar me detyra të përcaktuara, për të sulmuar makinën që do transportonte lekët nga banka në drejtim të Rinasit. Unë kam qënë në rolin e vëzguesit duke i dhënë informacion anëtarëve të tjerë, për vendodhjen e makinës etj…”.

Më tej ish-polici ka rëfyer në polici, se një ditë pasi kishin grabitur 3.2 milion euro ai është paraqitur në punë, ku kishte dëgjuar kolegët e tij të eskortës së shoqërimit të parave se si ishin sulmuar në mënyrë të befasishme dhe s’kishin mundur të bënin asnjë lëvizje.

Vetë kompania private ka bërë një hetim për këtë grabitje, ku disa prej kolegëve të tij betoheshin se nuk kishin gisht në këtë ngjarje dhe s’kishin dekonspiruar operacionin e transportimit të thasëve me euro në drejtim të Rinasit. Më tej Fation Xhyliu u ka treguar policëve se kishte braktisur punën, duke dhënë dorëhqjen pasi ka hapur fjalë se kishte gjetur një tjetër punë më të mirë.

Ndërsa disa kolegëve të tjerë u ka pohuar se do largohej jashtë shtetit. Xhyliu ka treguar fakte të dobishme edhe për grabitjen e dytë që ata kanë bërë, i cili ka pohuar se sërisht ka qënë në rolin e vëzhguesit. Dëshmia e tij ka qënë çelësi i identifikimit, lokalizimit dhe më pas arrestimin e anëtarëve të këtij grupi kriminal që grabiste lekët e bankave në vendin e quajtur Qafa e Kasharit.

Etiketa: arrestimebankadeshmiafation xhyliuGRABITJEqafe kashar


Ju sugjerojmë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
Para
Foto/ Shën Valentini i jashtëzakonshëm i Emina Cunmulaj, surprizat e bashkëshortit nuk kanë fund

Foto/ Shën Valentini i jashtëzakonshëm i Emina Cunmulaj, surprizat e bashkëshortit nuk kanë fund

Video/ Emigranti në Pogradec është vrarë, dëmtime të shumta në kokë, pellg gjaku në rrugë

Video/ Emigranti në Pogradec është vrarë, dëmtime të shumta në kokë, pellg gjaku në rrugë

Foto/ Ish i burgosuri seksi që “çmendi” rrjetin debuton në Javën e Modës në New York

Foto/ Ish i burgosuri seksi që "çmendi" rrjetin debuton në Javën e Modës në New York
















TE FUNDIT

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
27 Qershor, 2026

Me 3 vende organizatore, 16 qytete dhe 48 skuadra që luajnë 104 ndeshje, ky i këtij viti është Botërori më...

Lexo më shumë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}