Një foshnje ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Glozheni” mbrëmjen e djeshme. Lajmi mësohet nga burimet, por policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.
Dje, rreth orës 19:00 gruaja shtatzënë ka shkuar për të lindur pa patur asnjë problem të mëparshëm, por gjatë lindjes ka patur komplikacione që çuan në vdekjen e foshnjes.
Burimet thanë se ngjarja po hetohet, ndërsa është sekuestruar paraprakisht edhe kartela mjekësore.
Në shtator të vitit 2016 në të njëjtin maternitet ndodhi ngjarja e rëndë e vdekjes së gruas shtatzënë bashkë me foshnjen e saj. Për këtë rast janë duke u hetuar dy mjekë.