Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë, ku trajneri i kombëtares Gianni De Biasi u nderua me çmimin e “Urdhrin e Yllit të Italisë”, i cili iu dorëzua numrit 1 të stolit të kombëtares shqiptare nga ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Na ndajnë më pak se dy muaj nga ndeshja kundër Italisë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës. Në djalën e tij Duka ka përmendur duelin me italinë që do të zhvillohet në Palermo më 24 mars.
“Çdo takim duhet të përgatitet mirë pavarësisht se cili është kundërshtari që ke përballë. Duhet të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar, por jo ta mbivlerësojmë ose nënvlerësojmë atë”.
“Kundërshtari i radhës është Italia, të gjithë e njohin Italinë, na pret një ndeshje e vështirë, por ne po përgatitemi mirë dhe unë uroj që të marrin një rezultat pozitiv ndaj Italisë”.
“Do të jem shumë i kënaqur nëse do të luajmë mirë, do të kënaqim spektatorët pastaj rezultati nuk varet vetëm nga kjo, na duhet edhe pak fat”.
” Unë mendoj se e ardhmja e Shqipërisë është e mirë. Në ekipet e moshave, Bushi dhe Bogdani po punojnë mirë. Ata të dy i kanë dhënë shumë ekipit kombëtar, dhe tani po përpiqen të përcjellin filozofinë e tyre te lojtarët e rinj. Po u përcjellin atyre idetë por edhe vlerat e tyre, po përpiqen të jenë mësues por edhe edukatorë të mirë për futbollistët e rinj. Unë besoj se do t’ia dalin”.
https://youtu.be/wlIhrft2CQA