Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama bombardon PS e Vlorës: Ju merreni me llafe, LSI merr vota. Të rrëzohet miti “LSI të fut në punë”

2017/02/08 at 10:12 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama bombardon PS e Vlorës: Ju merreni me llafe, LSI merr vota. Të rrëzohet miti “LSI të fut në punë”

Kryetari i PS, njëherësh Kryeministër Edi Rama dje ka adresuar kritika të ashpra ndaj degës së PS, Vlorë, qarku ku ai u zgjodh deputet. Mbledhja me 50 anëtarët e shtabit elektoral ka qenë me dyert të mbyllura por mediat kanë arritur të mësojnë se çfarë është diskutuar.


Rama mësohet se i ka cilësuar strukturat, si baza thashethemesh që nuk merren me punë, shkruan gazeta “Shqiptarja.com” Rama ka thënë që LSI me mitin e punësimeve po korr sukses, ndërsa të punësuarit e PS-së janë më pak të angazhuarit.

Ja disa prej deklaratave kryesore të Ramës në mbledhjen e mbrëmshme.

Të ulen tensionet e brendshme. Në kërkim të votës jemi të gjithë bashkë dhe fushata zgjedhore nuk është kohë kur duhet t’i nxjerrim sytë njëri-tjetrit. Po vazhduat unë isha më parë në parti e ky erdhi më pas, s’dilni kurrkund. Mos tregoni njëri-tjetrin me gisht se i kujt është ky e i kujt është ai. Secili të punojë në zonën e vetë se fitimi i votave është investim personal. Ju merreni me intriga e me thashetheme dhe nuk merreni me punë. E keni mendjen të përcillni informacione andej e këtej se çfarë bëri njëri e çfarë bëri tjetri. Kujt i tha e çfarë i tha. Ju merreni me thashetheme, jo me punë. Fitojnë të tjerët që janë më të organizuar.

Të kuptohet drejt roli i kryetarit të PS-së dhe të koordinatorit të PS-së. Asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Kryetari e koordinatori nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Kryetari të merret me njerëzit e partisë.

Koordinatori është caktuar të merret me komunitetin aty ku ka peshën e vetë, pa qenë i detyruar që t’i sjellë njerëzit e tij në parti.

Asnjë kryetar PS-je nuk do të jetë në listën për deputetë. Ta harrojnë. Këtë jua kam bërë të qartë qysh në fillim. Në duan të punojnë si kryetar partie, ta bëjnë këtë si funksionarë. Intrigat mos u lodhni kot t’i bëni se jeni funksionarë dhe jo kandidatë. Kur flas në këtë pikë, e kam fjalën edhe për ty Anduel (kryetar i PS-së në Bashkinë Vlorë). Sjellja jote s’ka qenë korrekte këto kohë.

Të forcohet Forumi i Gruas. Jeni dobët në këtë aspekt. Gruaja komandon familjen dhe në Vlorë nuk ndodh ndryshe. Duhet të investoheni në këtë drejtim.

PS duhet të ketë më shumë pushtet tek njerëzit me arsim të lartë. Ky është një objektiv që duhet të na rrijë mbi kokë, por nuk do të thotë që të shmangim të tjerët.

PD vijon të ketë më shumë pushtet tek ata pa arsim, por ky nuk është problem për ne. Ne duhet të gjejmë mënyrat për ta sjellë këdo afër PS-së.

Sa aktivë janë anëtarët e PS-së? Shumica e tyre janë inekzistentë. E dini pse? Sepse ne nuk shkojmë t’i takojmë dhe t’i nxjerrim nga rutina. Edhe ku ka hatërmbetje duhet punuar për zgjidhje.

Janë bërë 136 projekte në Qarkun e Vlorës. Këto nuk janë pak, janë shumë. Dhe duhen promovuar e reklamuar tek socialistët dhe qytetarët. Reformat tona dhe investimet tona janë të prekshme, ose në proces. Këto ju duhen thënë njerëzve.

Ne kemi lejuar të krijohet miti që “LSI të fut në punë”. Kjo është e gabuar. Pse ndodh kjo? Sepse nuk jeni kujdesur sa duhet për njerëzit. Edhe ne i kemi mbajtur afër njerëzit tanë, por vetëm për të LSI-së flitet. Ajo e përfiton imazhin.

Ata që janë trajtuar nga PS me punë dhe favore janë më të paangazhuarit. Kjo është absurde. Pse ndodh? Sepse nuk u kërkon llogari askush atyre. Nuk kemi evidenca për ta. Nuk koordinohemi. Ata duhet të jenë në qendër të aksionit tonë.

Në qarkun Vlorë janë 182 mijë zgjedhës që nuk marrin pjesë në votime. Sikur vetëm 10 % prej tyre të sillni të na votojnë, mjaftojnë.

10 200 votues për herë të parë kemi në Qarkun e Vlorës. Strukturat e FRESSH duhet t’i takojnë të gjithë ata. Kjo është forma më e sigurt e rritjes.

Etiketa: akuzaLSIpsramashtrukturavlore


Ju sugjerojmë

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
Bota

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

1 Korrik, 2026 7:23 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

1 Korrik, 2026 5:22 pm
Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
Kryesore

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

1 Korrik, 2026 5:20 pm
Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
Bota

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

1 Korrik, 2026 3:49 pm
Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet
Aktualitet

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

1 Korrik, 2026 3:31 pm
Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Kryesore

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

1 Korrik, 2026 3:15 pm
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake
Bota

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake

1 Korrik, 2026 2:43 pm
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Dhunohet analisti Ilir Demalia
Kronikë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

1 Korrik, 2026 1:06 pm
Para
Mizat po përhapin rezistencën ndaj antibiotikëve nga fermat tek njerëzit

Mizat po përhapin rezistencën ndaj antibiotikëve nga fermat tek njerëzit

Video/ Lungomares i thahen edhe pishat e sapo mbjella

Video/ Lungomares i thahen edhe pishat e sapo mbjella

Foto-galeri/ Pamela Anderson zhvishet për Shën Valentin

Foto-galeri/ Pamela Anderson zhvishet për Shën Valentin
















TE FUNDIT

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
1 Korrik, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë...

Lexo më shumë

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
1 Korrik, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që kishte lënë në fuqi masën...

Lexo më shumë

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
1 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi protestuesit dorëzuan në SPAK librin “Albanian Files” të cilin e konsiderojnë si provë kundër...

Lexo më shumë

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
1 Korrik, 2026

Mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme në Spanjë, ndërsa vendi ka regjistruar gjashtëmujorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}