Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projekti i ri/ Veliaj: Në Tiranë parkingje elektronike me pagesë

2017/02/07 at 12:27 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasjet PS-LSI, Veliaj: Jemi më të bashkuar se kurrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi të martën projektin e parkingut elektronik me pagesë në Tiranë, si mënyra më moderne që shmang kaosin në kryeqytet.


Gjatë analizës vjetore “Tirana Parking”, Veliaj sqaroi se çdo qytetar në Tiranë do të ketë mundësi ta paguaj me celularin e vetë në numrin 50 500 parkingun për 1 orë. “10 minuta para se të përfundoj koha e parkimit atij do ti vijë një mesazh lajmërues”, tha Veliaj.

Sipas tij “kjo është mënyra më moderne se si ne e sjellim qytetin e Tiranës në të njëjtin rang si shumica e qyteteve të zhvilluara’, ku shmanget çdo kontakt fizik në shërbimin e parkimit”. “Ne jemi qyteti i parë në Shqipëri ku eliminohet kontakti fizik me njerëzit. Po ashtu punonjësit e parkimit do të pajisen me një tablet ku vetëm do të fusin targën e makinës dhe do të shohin sa minuta i kanë mbetur dhe nëse parkingu nuk është paguar do të aplikohet gjoba përkatëse”, tha Veliaj.

Çdo ditë në Tiranë lëvizin 200 mijë makina për 4 mijë vende parkimi në gjithë Tiranën, shtoi Veliaj, duke argumentuar se përse nuk mund të funksiononte parkimi falas në kryeqytet.

“Duke pasur parkime falas gëzonin 4 mijë veta pasi zinin vendin e parkingut. Sot numri i vendeve të parkimit do të rritet, por edhe 4 mijë vendet e parkimit do të shfrytëzohen nga 80-90 mijë makina. Vetëm në këtë mënyrë ne do të kalojmë në një ssstem rrotacioni ku njëri ia lë vendin tjetrit dhe këtë e realizon vetëm koncepti i pagesës. Ne kemi bërë një kalkulim ku 50 për qind e trafikut në Tiranë shkaktohet nga njerëzit që kërkojnë vende parkimi. Aty ku parkimi është me pagesë kjo nuk ndodh”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi gjithashtu se vetëm në sheshin “Skënderbej”do të hapen 300 vende parkimi nëntokësore. “Falë parave të parkimit që janë mbledhur deri tani kemi mbyllur investime që kishte 5 vjet që nuk mbylleshin”, shtoi Veliaj.

Duke renditur disa nga përfitimet e zbatimit të këtij projekti, Veliaj tha se “ne kemi bërë një propozim shumë të guximshëm për këtë vit, ku kemi parashikuar mbjelljen e 2 milionë pemëve për Pyllin Orbital dhe çdo qindarkë që do të vijë nga parkimet do të shkojë për këtë projekt”. “Duke blerë kohën e parkimit praktikisht çdo qytetar ka sponsorizuar një pemë për Tiranën”, tha Veliaj.

Ai theksoi gjithashtu se kompania e parkimit është 100 per qind publike dhe në të punësohen 105 persona. Në total në të gjitha kantieret e ndërtimit ku po punohet në Tiranë, sipas Veliaj, punësohen rreth 10 mijë vetë.

Etiketa: elektronikeparkingjetiraneVeliaj


Ju sugjerojmë

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane
Bota

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane

17 Korrik, 2026 12:07 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Sistemi ynë i votimit është i komprometuar

17 Korrik, 2026 8:39 am
Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Para
Berat, banorët bllokojnë punimet e TAP: S’jemi dëmshpërblyer

Berat, banorët bllokojnë punimet e TAP: S'jemi dëmshpërblyer

Muhaxheri: Sulmoni “Loro Boriçin”! Ja kush do ndërtonte bombat

Sulmet e ISIS në Europë, dy terroristë kishin bërë transplant për të humbur gjurmët

Investigimi/ Si po shkatërrohet pamja e femrave shqiptare nga klinikat fantazmë

Investigimi/ Si po shkatërrohet pamja e femrave shqiptare nga klinikat fantazmë
















TE FUNDIT

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane
17 Korrik, 2026

Ministria iraniane e Shëndetësisë ka njoftuar se 38 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
17 Korrik, 2026

Pasi SPAK refuzoi 23 kërkesat e Ilir Beqajt i cili kundërshtonte akuzën dhe veprimet proceduriale të organit hetues, duke i...

Lexo më shumë

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
17 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar publikisht kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, pas emërimit të tij zyrtar...

Lexo më shumë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Korrik, 2026

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}