Eksponentë të LSI kanë kritikuar disa herë Policinë e Shtetit dhe ministrin Tahiri, por Ilir Meta u shpreh në mbrojtje të policisë edhe pse nuk ia kurseu ironinë kur tha se “s’dua ta shoh më policinë si korrëse të kananisit, por duhet të punojë për të parandaluar. Gjithashtu ai kritikoi edhe prokurorinë kur tha se dënon vetëm punëtorët e thjeshtë dhe nuk gjen boss-ët e drogës.
Ilir Meta: “Duhet të koordinohet puna mes policisë, SHISH, për të parandaluar mbjelljen e kanabisit për sezonin e ardhëm, kjo është shumë e rëndësishme, dhe Luan Rama ka të drejtë nuk duhet të shkojnë më policë për të korrur kanabis se kjo s’është detyra e tyre, duhet të angazhohen për të parandaluar. Ky sezon përkon me zgjedhjet e ardhshme dhe duhet të jepet mesazh i fortë. Dhe këtë fuqi shteti duhet ta tregojë pa u vonuar dhe pa vazhduar akuzat shfajësimet nëpër televizione. Prokuroria duhet të çoje para gjithë proceset, jo thjesht për të dënuar punëtorët e kanabisit, hallexhinjtë por ata që kontrollojnë në mënyrë të organizuar sjelljen e farës së kanabisit dhe që trafikojnë. Po dëmton imazhin e vendit, është një fenomen që duhet të marrë fund një herë e mirë”.