Analisti Mentor Nazarko, sonte, në studion e emisionit Opinion, tha se ata 7 djem që kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar në ushtrinë greke, e ndjejnë veten krenar për origjinën e tyre shqiptare.
Sipas tij, ky është një lajm pozitiv që të rinjtë shqiptar atje ku jetojnë, në ato kondita ku jetojnë, në një shtet të përparuar ekonomikisht, e ndjejnë qoftë edhe për lojë, qoftë edhe për t’u veçuar nga të tjerët të shpallin përkatësinë e tyre.
Ai tha se kjo ngjarje duhet parë edhe nga dy këndvështrime, e para nga konteksti ushtarak, pasi qarqet ushtarake janë pjesa më nacionaliste, ata janë të djathtë, nacionalistë dhe ekstremist. Ushtria greke është në gjendje lufte, doktrina e sigurisë kombëtare greke me shumë siguri shqipëria konsiderohet një vend armik.
Shiko videon: