Futbollisti me orgjinë shqiptare Granit Xhaka ka qënë këto ditë në qendër të vëmendjes nga ana e tifozëve, por edhe e medias. Në ndeshjen e fundit të Arsenal, mesfushori u ndëshkua sërish me karton të kuq, duke u bërë kështu lojtari që është përjashtuar më shumë nga loja në top 5 kampionatet Europiane në dy vitet e fundit. Por kjo nuk është e gjitha, pasi Xhaka kësaj here ka regjistruar një incident tjetër, shumë më të rëndë.
Sky Sports shkruan se Xhaka ka bërë një fyerje raciste ndaj një punëtori dhe për këtë është thirrur ne polici. Xhaka ka fyer një punonjëse të aeroportit të Hithrou në Londër, duke e ofenduar me fjalët “k… e bardhë” në gjuhën gjermane. Incidenti në fjalë ndodhi pasi personi të cilin ai po shoqëronte në aeroport, Leonard Lekaj, një kushëri i të fejuarës së tij, Leonita, nuk u lejua të hynte në avion.
“Asistenca e policisë u kërkua në orën 19:45 të hënën, më 23 janar, pas aludimeve se një pjesëtar stafi ishte fyer mbi baza racore në terminalin 5 të aeroportit të Hithrou. Ky aludim u bë nga një palë e tretë. Polica bashkëbisedoi me një djalë në të 20-tat i cili nuk u arrestua. Ai vullnetarisht shkoi në një komisariat policie në Londrën Perëndimore ku u mor në pyetje. Hetimet vazhdojnë”, ishte njoftimi i policisë angleze rreth kësaj ngjarjeje.
Skuadra e Arsenalit nuk e ka komentuar këtë incident, pasi thonë se është çështje private./opinion.al