Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i 45-të i SHBA-ve/ Trump: Nga sot, amerikanët janë udhëheqësit e shtetit

2017/01/20 at 6:03 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti i 45-të i SHBA-ve/ Trump: Nga sot, amerikanët janë udhëheqësit e shtetit

Donald Trump është betuar si Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë nis zyrtarisht era Trump.

Ka nisur menjëherë fjalimin e tij duke bërë thirrje për bashkim mes të gjithë amerikanëve. Fjalimi ka zgjatur vetëm 16 minuta dhe ka pasur kryefjalë fjalën Amerika e Para kudo.

Donald Trump, ka falenderuar Presidentin Barack Obama dhe Zonjën e Parë Michele Obama për tranzicionin e qetë dhe të butë të pushtetit.

Menjëherë në fjalimin e tij Trump ka deklaruar se qytetarët janë përfituesit direkt të këtij eventi pasi ata u tradhëtuan nga politika dhe establishment.

Duke folur qetësisht me zë të shtruar Trump ka theksuar se kjo fitore është e paparë dhe në qendër të kësaj lëvizje ka qenë shërbimi ndaj qytetarëve.

Çdo vendim që do të merret tani e tutje do të merret sipas parimit Amerika e Para. Do të mbrohen punonjësit tanë në tregti dhe vende pune.

Nuk do t’ju lë asnjëherë të braktisur. Amerika që sot ka nisur të fitojë si asnjëherë tjetër. Do të sjellim punë, prosperitet dhe ëndrrat tona. Do të ndërtojmë rrugë dhe infrastruktura të reja kudo në vendin tonë të bukur.

Nuk ka rëndësi nëse jemi të bardhë, brunë apo të zinj, e rëndësishme është se tek secili rrjedh gjak i kuq patriotik. Të gjithë kemi të njëjtat ëndrra dhe besime.

Të gjithë bashkë do ta bëjmë Amerikën krenare sërish, dhe të Madhe sërish. Zoti e bekoftë Amerikën.

Trump e nisi ditën e tij më të rëndësishme me një vizitë në meshën e mbajtur orët e mëngjesit, e më pas me një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti në largim Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle.

Presidenti Trump dhe zv.presidenti Mike Pence marrin zyrtarisht çelësat e Shtëpisë së Bardhë për të drejtuar kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 vitet e ardhshme si presidenti i 45-të në historinë e vendit, pas ceremonisë së nisur nën prezantimin e shefit amerikan të Drejtësisë, John Roberts.

“Gjithçka nis sot!”, ishin fjalët e para të Trumpit të publikuara në “Twitter” në 7 e 30 të mëngjesit me orën lokale, e më pas i ftonte ndjekësit e tij të ritakoheshin më 11 në ceremoninë e betimit. “Lëvizja vazhdon, puna sapo nis tashmë”.

Vetëm pak metra larg Capitol Hill, aktivistë të maskuar marshuan përmes rrugëve dhe thyen xhamat e disa bizneseve dhe makinave nëpër rrugë, e pati edhe përleshje me policinë duke hedhur bomba molotov, me forcat e rendit që u përgjigjën me gaz lotsjellës e më pas me përdorimin e forcës.

Trump merr kështu pushtetin në një vend të përçarë pas një fushate elektorale tepër të ashpër. 70-vjeçari i njohur si manjat i pasurive të patundshme do të ketë përpara një detyrë të vështirë për të forcuar imazhin e tij. Gjatë fazës tepër sfiduese së tranzicionit, që prej fitores së zgjedhjeve në nëntor, miliarderi njujorkez shfrytëzoi “Twitter”-in për të sulmuar vazhdimisht kritikët e tij, aq sa njëri prej senatorëve republikanë, John McCain, i tha CNN-it se Trump duket se kërkon të përballet me çdo “mulli ere” që gjen përpara.

Ardhja e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, përveçse mirëpritet nga republikanët e lodhur nga 8 vitet e Barack Obamës në pushtet, ngre pikëpyetje për një sërë çështjesh për Amerikën.

Të pranishëm, mes shumë e shumë figurave të shquara të politikës amerikane ndër vite, ishte edhe rivalja e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, Hillary Clinton, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton.

Ju sugjerojmë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Trump formon një kabinet miliarderësh

Ushtria Amerikane "braktis" ceremoninë e betimit të Presidentit të 45-të të SHBA-ve?

Video/ Pas betimit të Donald Trump, fillojnë reshjet e shiut

Video/ Pas betimit të Donald Trump, fillojnë reshjet e shiut

Foto/ Dita e Inaugurimit të Obamës në 2009-ën në krahasim me sot, betimin e Trump

Foto/ Dita e Inaugurimit të Obamës në 2009-ën në krahasim me sot, betimin e Trump

TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com