Ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli me cilën ka edhe një djalë ka shkuar sot në prokurori. Ajo ka kërkuar të hetohet ish-burri i saj, pasi nuk i ka paguar pensionin ushqimor për të birin. Burime nga prokuria thanë se është duke u ecur drejt një hetimi ndaj deputetit socialist.
Ndërkohë ndaj Pezës ka nisur edhe hetim administrativ nga ILDKPKI. Ai dyshohet se ka fshuhur pasurinë, pasi në dokumente rezulton me një rrogë 800 mijë lekë në muaj gjatë punës si gazetar ndërsa është bërë aksioner në bankë me mbi 1 miliardë lekë.