Koordinatorja për Marrëdhëniet Publike në PD, Grida Duma, është ndalur në studion e Opinion në lidhje me komunikimin e kryeministrit Rama në profilin e tij në rrjetet sociale me qytetarë të ndryshëm.
Duma tha se çfarë do të thotë ndërveprim, kur kemi një gjuhë, kur një qytetar i shkruan me një zhargon të përgjithshëm me arsyen të tërheqë vëmendjen e kryeministrit.
“O Rame e kemi X çmim energjinë elektrike, kur do na e ulni si na e premtuat?”, thekson ajo. Ndërsa shton, Rama i përgjigjet qytetarit: “Kush ti ka thënë këto, ato tek PD-ja”.
Sipas Dumës, në këtë lloj komunikimi ne nuk kemi të bëjmë me ndërveprim, por as me ndonjë lloj informacioni dhe as me një relacion të vërtetës, këtu kemi të bëjmë me një rrëshqitje për t’u marrë me batutën.
Ajo tha se kjo lloj praktike nuk është më veprim ndërkryeministror, por një ndërveprim batutash, i cili të hedh në një lëm tjetër.
“Kush është lëmi, tek lëmi i facebook-ut të një individi që nuk mban përgjegjësi”, tha Duma në studion e Opinion.
Shiko videon: