Lori Hoxha gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen me stilin e saj në të veshur. Në rrjete sociale ajo poston çdo ditë nga një veshje. Këto postime shpesh frymëzojnë ndjekëset e saj, por nga kush frymëzohet Lori?
Më poshtë ju tregojmë veshjen e trashëgimtares së Top Media në fundjavë e cila ngjason me atë të Kim Kardashian në ndarjen e çmimeve të MTV vitin e kaluar, shkruan opinion.al.
Natyrshëm lind pyetja, kujt i shkon më shumë ky fustan?
Kujtojmë se edhe prezantuesja sportive Ilda Bejleri është parë disa kohë më parë me një fustan të ngjashëm me të Kim Kardashian, por në ngjyrë të kuqe.