Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Pas 15-vjetësh, Artjola Toska prezanton bashkëshortin dhe këngën që i ka kushtuar

2017/01/04 at 7:23 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Pas 15-vjetësh, Artjola Toska prezanton bashkëshortin dhe këngën që i ka kushtuar

Prej 15-vjetësh Artjola Toska jeton një dashuri të lumtur me bashkëshortin e saj Adin, i cili për publikun nuk është një personazh i njohur. Jo vetëm për arsyen se këngëtarja është fanatike për ta ruajtur jetën e saj private larg syve kureshtarë, por edhe sepse Adi ka një profil tjetër që nuk ka lidhje me muzikën, edhe pse vjen nga një familje që e njeh dhe e vlerëson artin. E ftuar në “Rudina” këtë pasdite, pasi ka treguar projektet e fundit në muzikë dhe sukseset koncert pas koncerti, Artjola ka zbuluar edhe diҫka më shumë për dashurinë e saj 15-vjeҫare.
Me njeriun me të cilin lidhi jetën, ajo u njoh fillimisht në Prizren, në një darkë familjare të miqve të Adit: “Ishte dashuri me shikim të parë” – thotë ajo pasi tregon shkëndijën që lindi atë mbrëmje dhe që nuk do të shuhej më. Ndaj, sot, pas 15-vjetësh, Prizreni mbetet pas Tiranës, qyteti i dytë i preferuar i Artjolës. Jo vetëm sepse atje është njohur me bashkëshortin, por edhe sepse ai mbart shumë kujtime të ҫiftit dhe kohë të bukura atje.


1
E pyetur pse është treguar kaq diskrete me daljet dhe me prezantimin në publik, Artjola thotë se jetën private ka synuar që ta mbajë gjithmonë për vete, por edhe për arsye se bashkëshorti i saj nuk është pjesë e muzikës: “Adi nuk ka lidhje me muzikën. Vjen nga një familje që e njeh artin dhe e vlerëson atë, por vetë nuk janë pjesë e tij. Megjithatë, ka një vesh absolut dhe është kritik shumë i mirë për mua. Ndoshta e ka edhe trashëgim këtë pjesë, sepse babai i vet ka qenë regjisor…” – tregon ndër të tjera Artjola.

2
Por nuk është larg bashkëshortes gjithmonë sa herë ajo merr rrugë të gjata nëpër koncerte. Artjola tregon se ndonjëherë, kur ajo është një një koncert të ri, ku nuk i njeh organizatorët apo edhe kur është vetëm, Adi e shoqëron, ndërsa në rastet kur është në grupe dhe me kolege të tjera, jo.

Por nuk është e thjeshtë për ta menaxhuar kohën pa të: “Është e vështirë për të, e di që i mungoj. Edhe unë jam larg, por kam kolege dhe nuk e ndiej aq shumë mungesën. Edhe pse ai është gjithmonë këtu, me familjen, me shoqërinë e vet, sërish e ka më të vështirë…”

3
Pas hiteve e këngëve të panumërta, pas dedikimeve të dashurisë, Artjola dy vjet më parë i dedikoi edhe një këngë njeriut me të cilin ka lidhur jetën. Dhe këtë sekret e zbuloi sot. Kënga “Për ty”, që ajo publikoi për Shën Valentin dy vjet më parë, ishte këngë për Adin.

4
Këtë vit, mes shumë planeve për koncerte e hite, Artjola në jetën familjare ka edhe një ëndërr. E ka pasur gjithmonë, por ndoshta akoma nuk ka qenë ora: “Unë e kam dëshiruar prej kohësh, por s’ka qenë kismet. Nuk ka ardhur ora. Nganjëherë vijnë gjërat atëherë kur nuk i pret…” – tregon ajo pas pyetjes se a kanë në plan që të bëhen prindër së shpejti, duke shtuar se nuk ka pasur asnjëherë pengesë nga puna, siҫ mund të mendohet, por thjeshtë nuk ka qenë akoma momenti i tyre.

Emrin e Adit Artjola e ka edhe në një unazë që e mban gjithmonë në gisht./revistaclass

Etiketa: artiola tostabashkeshortin


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
Bota

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

7 Korrik, 2026 2:46 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
Para
Papunësi e varfëri edhe më 2017

Papunësi e varfëri edhe më 2017

Video/ Vrasja e ambasadorit grek, polici rrëfen krimin

Video/ Vrasja e ambasadorit grek, polici rrëfen krimin

Stërgjyshja 100 vjeçare nga Siria ëndërron të ribashkohet me familjen në Gjermani

Stërgjyshja 100 vjeçare nga Siria ëndërron të ribashkohet me familjen në Gjermani
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
7 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye...

Lexo më shumë

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
7 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara dhe jo nga Danimarka, duke...

Lexo më shumë

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
7 Korrik, 2026

Nëna e 15-vjeçares, e cila u dhunua në Fier, ka rrëfyer për periudhën e vështirë që familja ka kaluar pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}