Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 2016 u vranë 93 shqiptarë, u shënuan 85 ngjarje të rënda

2017/01/04 at 5:24 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Italianët frikë nga Kanuni, shqiptarët do hakmerren për vrasjen e dyfishtë në Milano

Mesatarisht 1 shqiptar çdo katër ditë ka humbur jetën gjatë vitit të kaluar si pasojë e ngjarjeve të rënda kriminale. Abc News në një vëzhgim të bërë konstaton se si pasojë e këtyre krimeve kanë humbur jetën 93 persona, në 85 ngjarje të regjistruara në vend. Ministri i Brendshëm foli sot vetëm për 71 vrasje gjatë 2016-ës.


ABC News ka vëzhguar të gjithë ngjarjet e rënda kriminale të ndodhur gjtë vitit 2016, ku për pasojë ka pasur viktima të armës, thikës apo edhe sendeve të forta. Sipas këtij vëzhgimi, që nga policia ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, rezulton se gjatë vitit 2016 kanë ndodhur 85 ngjarje të rënda kriminale, ku për pasojë janë vrarë me armë, thikë, mbytje e sende të forta 93 persona.

85 ngjarje kriminale me pasojë vrasjen e 93 personave kanë ndodhur në Shqipëri gjatë vitit 2016.

Abc News ka nxjerrë këto statistika bazuar në njoftimet e policisë së shtetit dhe ngjarjet e evidentuara çdo ditë të vitit që lam pas.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se në Shqipëri gjatë vitit 2016 kanë gjetur vdekjen nga arma, thika, mbytjet apo sendet e forta 93 persona. Në këtë listë, nuk janë përfshirë rastet e vetvrasjes apo edhe aksidentet me pasojë vdekjen, që fatkeqësisht kapin një shifër alarmante.

Nga vëzhgimi i ngjarjeve gjatë gjithë vititi 2016, rezulton se në 85 ngjarje kriminale, kanë gjetur vdekjen nga plumbat, goditjet me thikë, mbytjet apo sende të forta për ngjarje të caktuara qoftë edhe një sherr banal 93 persona.

Ajo që bie në sy gjatë vitit që lamë pas, rezulton se muaji janar ka pasur edhe numrin më të madh të ngjarjeve, 12 të tilla me më shumë viktima. Ndërkaq, gjatë muajve shkurt, korrik, shtator, tetor dhe nëntor, kanë ndodhur nga 8 ngjarje kriminale ku viktimat janë ekzekutuar nga plumbi, nga thika apo kanë gjetur vdekjen si pasojë e dhunës fizike me sende të forta. Gjatë muajit gusht kanë ndodhur 7 ngjarje të rënda me pasojë vdekjen e disa personave. Në 3 muaj të tjerë, marsi, prilli dhe dhjetori shënojnë nga 6 ngjarje të rënda kriminale ku numri i viktimave të plumbave, thikës apo mjeteve të forta është i lartë. Ndërsa muajt me më pak ngjarje kriminale, me viktima kanë qenë muaji maj me 2 ngjarje dhe qershori me 3 të tilla.

Kjo shifër e 93 viktimave nuk është zyrtarizuar ende nga policia e shtetit, e cila referuar statistikave të viteve të kaluara, nuk i përfshin në skedarin e statistikor të vrasjeve ngjarjet ku viktimat kanë gjetur vdekjen nga të goditurat me thikë. Apo edhe rastet, ku viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me mjete të forta, qoftë edhe në rastet kur viktima është goditur nga grabitës me qëllim vjedhjen e banesës së tyre.

Nga ana tjetër, sipas këtij vëzhgimi të kryer nga ABC News, rezulton se numri më i madh i këtyre viktimave, ka gjetur vdekjen nga arma e zjarrit, qoftë për hakmarrje, të çastit, për lëndën narkotike apo edhe vrasje me pagesë. Një pjesë e viktimave të 2016-ës kanë qenë edhe ata personat që janë goditur me thikë, si pasojë e sherreve të çastit apo të planifikuar, ku nuk kanë mundur t’i shpëtojnë plagëve të marra. Ndërsa një numër i vogël i shifrave të vdekjes gjatë 2016 ka ardhur si pasojë e goditjes nga sende të forta, ku përfshihen edhe rastet e grabitjes, ku pronari i shtëpisë është dhunuar dhe më pas ka gjetur vdekjen. Apo edhe rastet e dy elektriçistëve të OSSHE-së të cilët si pasojë e dhunës për shkak të ç’kyçjes së energjisë elektrike, kanë gjetur vdekjen. /ABC News/

 



Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Video/ Pas sherri mes Chris Brown dhe Soulja Boy… shkak ish të dashurat

Video/ Pas sherri mes Chris Brown dhe Soulja Boy... shkak ish të dashurat

Berat, shënohen 300 raste çdo ditë nga gripi

Berat, shënohen 300 raste çdo ditë nga gripi

Foto-galeri/ Momentet më të zhveshura të vitit 2016 që na lanë pa fjalë

Foto-galeri/ Momentet më të zhveshura të vitit 2016 që na lanë pa fjalë
















TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com