Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërim i ekspertëve: Nëse nuk lindni deri në moshën 30, rrezikoni të mbeteni pa fëmijë

2017/01/04 at 2:49 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Paralajmërim i ekspertëve: Nëse nuk lindni deri në moshën 30, rrezikoni të mbeteni pa fëmijë

Geeta Nargund, njëra nga ekspertët kryesorë të Britanisë në trajtimin e infertilitetit ka publikuar një paralajmërim për gratë: Nëse nuk lindni deri në 30 vjet, rrezikoni të mbeteni pa fëmijë


Në letrën e “paralajmërimit” që i ka dërguar sekretares britanike të shtetit për arsim Nicky Morgan, Geeta Nargund ka porositë që të rinjtë duhet të mësojnë për rreziqet e vonimit të qenit prind, gjë që çon në kosto të mëdha për procedurat e inseminimit artificial.

Profesoresha Nargund ka përshkruar agoninë që shumë gra janë duke e përjetuar për shkak të pamundësisë që të kenë fëmijë, si arsye kryesore që leksionet mbi fertilitetin të futen në arsim.

“Shumë herë kam parë tronditjen dhe agoninë në fytyrat e grave që e kuptojnë se janë vonë për formimin e familjes. Shumica e tyre habiten kur e kuptojnë këtë, dhe i kaplon keqardhje e madhe”.

Zakonisht gjëja e parë që thonë “Pse askush nuk më ka paralajmëruar?”

“Informimi është më i rëndësishmi, pa të njerëzit nuk mund të kenë kontroll mbi jetën e tyre, e kjo mund të arrihet vetëm përmes arsimimit”, thotë ajo. Pas viteve të tridhjeta fertiliteti i grave bie në mënyrë drastike, kështu që është e rëndësishme që gruaja që dëshiron të ketë fëmijë, të fillojë të punojë mbi amësinë e saj më herët.

Zbulimi me kohë i problemeve

“Shumë gra mendojnë se munden ‘vetëm ashtu’ ta shtyjnë amësinë, ti nënshtrohen mbarësimit artificial dhe kështu ta zgjidhin çështjen”, thotë 53-vjeçarja Lesley Pyne, e cila kaloi nëpër të njëjtën agoni duke u përpjekur pa sukses që të ketë fëmijë, pas 35 vjet kur vendosi se ishte koha për të mbetur shtatzënë. Bëri gjashtë përpjekje të mbarësimit artificial, dhe më në fund hoqi dorë. “Po ta kisha ditur, do të filloja më herët të mendoja për këtë”, thotë ajo. Tani është e përkushtuar për të ndihmuar gratë tjera që janë duke luftuar me infertilitetin. “Kur gratë e vërejnë me kohë se kanë probleme, mjekët kanë kohë për të zbuluar shkaqet dhe të bëjnë diçka para se të jetë tepër vonë”, shpjegon ajo.

Që të mbeten me barrë, shumë gra kanë nevojë për terapi hormonale ose kirurgji si dhe përpjekje të shumta të mbarësimit artificial. Kur problemi vërehet në 35 vjet, mjekët janë në terren të pasigurt, thotë profesor Allan Pacey, president i Shoqatës Britanike për problemet e pjellorisë. Ai mendon se fëmijët qysh në shkollë fillore duhet të mësojnë për këtë problem.

Sa më të moshuara gratë, aq më të ndërlikuara dhe më të shtrenjta janë procedurat, dhe me të njëjtin buxhet mund të arrijmë më pak shtatzëni, shton profesoresha Nargund. Mesatarisht, në katër mbarësime artificiale vjen një lindje e suksesshme e fëmijës, kurse për gratë më të vjetra – vetëm çdo procedurë e tetë është e suksesshme. Cilësia dhe sasia e vezëve janë problemi kryesorë në moshën e shtyer, si dhe furnizimi i keq i gjakut në organet riprodhuese. Gjithashtu, shumë gra nuk janë të vetëdijshme se në ç’masë pirja e duhanit, alkooli, droga apo pesha e tepërt zvogëlojnë shanset e shtatzënisë.

“Kur është fjala për pjellori, edhe gratë e arsimuara janë mjaft të paarsimuara”, përfundon ajo.

 



Ju sugjerojmë

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin
Life Style

Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin

17 Qershor, 2025 11:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Para
Angelina Jolie sulmon përsëri Brad Pitt

Angelina Jolie sulmon përsëri Brad Pitt

Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

U vetëvra në burg, familjarët e viktimës: Ishte nën shënjestrën e policisë

U vetëvra në burg, familjarët e viktimës: Ishte nën shënjestrën e policisë
















TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com