Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times zbulon traditën e kuzhinës shqiptare

2017/01/04 at 12:24 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
New York Times zbulon traditën e kuzhinës shqiptare

Ushqimi i Ballkanit po del në një skenë më të gjerë. Nga Nju Jorku në Londër shumë shefa guzhine, përfshi Xhejmi Oliver, i kanë kthyer sytë nga ushqimi i gadishullit. Ajo fokusohet tek ushqimet e freskëta sezonale të rajoneve të ndryshme, sipas konceptit nga ferma në tavolinë. Kjo është dhe motoja e nxitësve të “Slow Food”.


Mban vulën europiane, por është një fenomen mbarëbotëror tashmë. Dyzetë e katër shtete e dhjetëra mijëra anëtarë nga e gjithë bota, gati 30 vjet pas zanafillës së saj lëvizja “Slow Food” është përqafuar edhe nga mjeshtërit shqiptarë të kuzhinës, dhe jo vetëm për t’u kthyer në një prej fenomeneve më “in” në ditët tona.

Altin Prenga, shef në restorantin “Mrizi i Zanave” në Lezhë, një prej eksponentëve kryesorë të përfaqësimit “Slow Food” në Shqipëri, në një intervistë për “Grazia” rrëfen të gjitha detajet që e lidhin filozofinë e Slow Food me vendin, natyrën dhe shqiptarët.

Të ulurit rreth tryezës, përpara një pjate të përgatitur me shumë kujdes, një festivali shijesh dhe aromash, sipas traditës së shtëpisë, sipas ligjit të natyrës dhe stinëve, por edhe produktet natyrale, recetat e vjetra të gjyshes dhe respekti për pasuritë rajonale. Është pak a shumë kjo filozofia e lëvizjes Slow Food,e lindur në Italinë e 1986, nën iniciativën e gazetarit Carlo Petrini.

Koncepti i “Slow-Food” lind në kontrast me modelin e të ushqyerit “Fast Food” dhe nënkupton kënaqësinë e rigjetur të një ritmi jete më pak frenetik, që i lë hapësirë kënaqësive të vogla të ekzistencës sonë, si për shembull ajo e të mbledhurit rreth tavolinës dhe të ngrënit së bashku, shtruar, shëndetshëm, duke respektuar traditën kulinare. Është koha të rizbulojmë pasurinë dhe aromat e kuzhinave lokale. Ai thotë se ajo çfarë duan të promovojnë është ushqimi vendas, jo ai i globalizuar. Sepse ti mund të konsumosh ushqim shumë cilësor prodhuar në Australi, edhe këtu në Shqipëri, por nuk je Slow Food. Veç kësaj, duan të promovojnë prodhuesit e vegjël, ata që nuk ndotin ambientin kur prodhojnë, që e shesin prodhimin me çmim të drejtë tek konsumatori.

20170104170626034_70465-267x200

“Shqipëria ka fatin e madh të të qenit një nga të paktat vende në Europë që praktikisht e ka të pamundur të zhvillojë Bujqësi Intensive me OMGJ. Së dyti, duhet thënë me të madhe se ne kemi zakone të mrekullueshme kuzhine dhe ushqimi është autentik.

Shqipëria konkurron në Slow Food dhe është krenare për Mishavin e Kelmendit dhe Glikotë e Përmetit. Është fakt që shefat e mëdhenj të kuzhinës dominohen nga meshkujt.

Një ndër ushqimet që gjendet në disa vende të Ballkanit pavarësisht largësisë është trahanaja.

Së fundi, gazeta amerikane “The New York Times” duke nënvizuar vlerat ushqimore të trahanasë, shkruan me hollësi llojet e ndryshme të trahanasë që përgatitet në Greqi dhe në Mesdheun Lindor. Martha Rose Shulman tregon për llojet e shumta të trahanasë.

Në Shqipëri dhe Greqi trahanaja më e përdorur është ajo e tharta, e përgatitur me miell duke e përzier me kos ose qumësht, pastaj thahet në diell në copëza të vogla, në fund grimcohet imët.

Në Maqedoni dhe në pjesë të Greqisë si edhe në Bullgari, trahanaja e pastër, përbëhet nga mielli grurit ndërthurur vetëm me ujë (përdoret kryesisht vetëm për Kreshmë) pastaj mund ta përzihet me erëza, speca ose domate. Përgatitja e trahanasë varet dhe në përputhje të shijeve të gjithsecilit.

Në Shqipëri trahanaja si qull, hidhet mbi bukë të thatë e të forcuar me pak vaj ulliri ose gjalpë të shkrirë dhe ndoshta me speca të kuq. Megjithatë, ka llojshmëri të ndryshme të gatuari të trahanasë mes familjeve shqiptare dhe mund ta gjesh të shoqëruar me bukë misri dhe djathë. Së fundmi, disa restorante e kanë futur trahananë në menytë e tyre. Një prej tyre është dhe bar muze Komiteti, që e ofron trahananë në menynë e mëngjesit.

Trahanaja ka një peshë shumë të lehtë kur është e thatë, kollaj për ta konservuar për kohë shumë të gjatë. Ka shumë cilësi ushqyese për shëndetin, e shpejtë për ta përgatitur. Është mëngjesi i përsosur për zonat malore në dimër. Shqiptarët e lidhin trahananë me varfërinë, por shumë mirë mund të ketë sukses dhe të shkëlqejë në restorantet e botës. Pyesni madje Kristiano Ronaldon, i cili e provoi trahananë nga duart e kuzhinierit shqiptar kur ishte me pushime në ishujt grek. Gjatë disa ditëve pushim në një nga ishujt më piktoresk të Greqisë, Mikonos, Kristiano Ronaldo u miqësua me kuzhinierin shqiptar të hotelit.

Alsi Sinanaj e rrëfen kështu yllin e Realit të Madridit: “Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania”.

“Një ditë, vijon Alsi, i fola për ushqimet tradicionale shqiptare. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete”.

Për gatimin e trahanasë ka shkruar Diane Kochilas në librin “Ikaria: Mësime mbi ushqimin, jetën dhe jetëgjatësinë nga ishujt grekë ku njerëzit harrojnë të vdesin.”

Receta e saj përmban bollgur (drithë, kryesisht grurë ose misër), që zakonisht zihet, pastaj thahet në diell e copëtohet) dhe është tepër e thjeshtë për ta gatuar. /ATA



Ju sugjerojmë

Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
Bota

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

21 Qershor, 2025 10:08 am
Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
Bota

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

21 Qershor, 2025 9:53 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21 Qershor, 2025 9:28 am
Ballkani si depo për migrantë?
Bota

Ballkani si depo për migrantë?

21 Qershor, 2025 9:04 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Para
A u mbyt Titanik nga një zjarr me qymyr në bord?

A u mbyt Titanik nga një zjarr me qymyr në bord?

Mësohet identiteti i burrit që u mbyt në liqen: Kërkoi kredi në bankë…

Mësohet identiteti i burrit që u mbyt në liqen: Kërkoi kredi në bankë...

Video gazmore/ Kur mami të turpëron para shokëve…

Video gazmore/ Kur mami të turpëron para shokëve...
















TE FUNDIT

Dita e Liqenit të Ohrit

Dita e Liqenit të Ohrit
21 Qershor, 2025

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit –...

Lexo më shumë

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 72-vjeçarem, pasi akuzohet se nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona...

Lexo më shumë

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
21 Qershor, 2025

Drejtori i përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, pas dy mandatesh në këtë post nuk rikandidoi më. Këshilli drejtoues zgjodhi (20.06.2025)...

Lexo më shumë

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
21 Qershor, 2025

Irani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbejnë sulme më 21 qershor, duke shkaktuar lëshimin e sirenave për sulme ajrore në disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com