“The Simpsons” nuk parashikuan vetëm zgjedhjen e Donald Trumpit president. Ne fakt, profetizimet e fshehura në serialin aq të dashur vizatimor për vitin 2016 janë befasuese.
Në episodin “Barti në të ardhmen” , djaloshi udhëton në një kohë tjetër ku e gjen të motrën, Lisën, në pozitat e të parës presidente femër të Shteteve të Bashkuara.
Modeli i saj i flokëve nuk e bën të vështirë heqjen e paraleleve me Hillary Clintonin. Lisa shfaqet aty e shqetësuar nga barra gjigande financiare që i ka lënë presidenti i mëparshëm, i cili në këtë seri, rezultonte të ishte pikërisht Trumpi.
Është e qartë se frymëzimi i artistit islandez, Ragnar Kjartansson, për skulpturën e tij të quajtur “Një kumbull e vetme” buron nga shfaqja e Yoko Ono’s në një episod të “The Simpsons” në vitin 1993 ku e veja e John Lenonit hyn ne klubin e Mo-së e i kërkon baristit një kumbull që lundron në parfum, të shërbyer në një kapele meshkujsh.
Krijuesit e serialit të famshëm satirizues kishin parashikuar po kështu dhe tre vdekje që tronditën botën e artit sivjet: atë të David Bowie, Alan Rickman dhe Prince.
Dob Dilan rrëmbeu vëmendjen me shpalljen laureat i “Nobelit të paqes”, por në vitin 2010, “Simpsons” parashikuan saktësisht një tjetër fitues të 2016-s: atë të “Nobelit të ekonomisë”, Bengt R. Holmstrom.
Holmstrom fitoi saktësisht siç e parashihte Lisa me miqtë e saj, edhe pse çmimin ne realitet e ndau me Oliver Hart për kontributin e dhënë në “Teorinë e kontratave”./tch