Aktorja amerikane, Carrie Fisher, ka ndërruar jetë në moshë 60 vjeçare.
Zëdhënësi i familjes së saj, Simon Halls, ka lëshuar një komunikatë për media duke treguar se ajo ka vdekur të martën.
“Me një pikëllim të madh, Billie Lourd konfirmon se nëna e tij e dashur, Carrie Fisher, ka ndërruar jetë në orën 8:55 këtë mëngjes”.
“Atë e donte bota dhe do të na mungojë shumë. E gjitha familja ju falënderon për mendimet dhe lutjet tuaja”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Fisher ishte më së miri e njohur për rolin e princeshës Leia në trilogjinë origjinale të “Star Wars”.
Ajo kishte pësuar një arrest kardiak gjatë një fluturimi , që 60-vjeçarja po kryente nga Londra drejt Los Anxhelosit vetëm tre ditë me parë, i cili rezultoi fatal për të.