Ajo mund të jetë një prej zërave më të dëgjuar të muzikës popullore në vend, megjithatë publiku di shumë pak gjëra për jetën e saj personale.
Së fundmi ajo i është bashkuar rrjetit social Instagram, ku shpesh publikon foto profesionale.
Këtë herë Poni ka zgjedhur të ndajë me fansat e saj një foto kur ishte vetëm 17 vjeç, foto në të cilën duhet të pranojmë se ajo duket shumë e bukur.
Poni tregon se fotoja është bërë në Vlorë në festivalin “Kënga Vlonjate”, dhe krahas saj në foto gjindet edhe këngëtarja Klara Bakiu.