Edhe kompania e njohur japoneze përmes publikimit të një fotografie ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në panairin e ardhshëm të veturave i cili do të mbahet në Detroit, SHBA.
Në këtë panair, i cili do të mbahet në fillim të janarit, vizitorët do të kenë mundësinë që të shohin gjeneratën e re, të pestë, të modelit Odyssey.
Fjala është për versionin amerikan të këtij modeli MPV, i cili pritet që të pësojë disa ndryshime në pamje për dallim nga modeli aktual.
Honda Odyssey pritet të vijë me motor të përmirësuar benzinë 3.5-litër V6, në kombinim me marshin automatik me nëntë shpejtësi e dikur më vonë edhe me marshin me dhjetë shpejtësi.
Gjithashtu, ky model i ri pritet të jetë më i gjatë për dallim nga ai aktual, ndërsa detajet më të hollësishme për këtë model do t’i kuptojmë më 9 janar kur do ta mbajë premierën botërore.