Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hasburgët e Tiranës

2016/12/18 at 10:50 PM
në -Kulturë, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hasburgët e Tiranës

Nga Ardian Vehbiu

Lajmi në fillim ishte: “Do vijë Koncerti i Vjenës në Tiranë”; çfarë më pas u sqarua se ishte fjala për një koncert të Ansamblit Filharmonik të Shkëlzen Dolit, “të nesërmen e Koncertit të Vjenës”; dhe
ndërkohë u shpërnda për publikun një video promocionale, ku sërish hiqeshin paralele të forta, në mos dramatike, me të famshmin Koncert të Vitit të Ri në kryeqytetin austriak.

Nuk po doja të besoj në një përsëritje të gjysmë të ngatërresës së dy vjetëve që shkoi keqkuptime, për shkak të shoqërimit të tij me Orkestrën e famshme, ku luan si violinë e dytë; prandaj u ula të shoh videon dhe të dëgjoj tekstin emfatik (dhe patetik), të cilin po e riprodhoj më poshtë:

“Një ditë pas koncertit të Filharmonisë së Vjenës, ndjekur në mbarë botën prej më shumë se një miliard teleshikuesish, violinisti Shkëlzen Doli me Ansamblin e Filharmonisë së Vjenës performojnë para publikut shqiptar me një spektakël multidimensional. Një koncert
unikal, një event i jashtëzakonshëm që shtohet në kalendarin artistik të shqiptarëve për herë të parë dhe si asnjëherë tjetër. Në Pallatin e Kongreseve më 2 janar 2017 në Tiranë”.

OK, pra: Shkëlzen Doli dhe grupi i tij vikan për një Koncert në Tiranë. Që e bëjnë këtë “një ditë pas koncertit të Filharmonisë së Vjenës, ndjekur në mbarë botën prej më shumë se një miliard
teleshikuesish,” është krejtësisht pa lidhje; në një kohë që shprehja “spektakël multidimensional”nuk kuptohet: çfarë do të ndodhë në skenë pikërisht? Më tej, eventi quhet “i jashtëzakonshëm” –
po pse?

Çfarë e bën të jashtëzakonshëm, ose më mirë, çfarë e dallon nga koncerte të tjera të ngjashme që mbahen në Tiranë? Sërish nuk kemi përgjigje. Por na thuhet se ky koncert i shtohet “kalendarit artistik të shqiptarëve për herë të parë”: vini re klishenë tashmë lemeritëse, “për herë të parë”, e cila e anulon sakaq traditën sado modeste që ekziston për shfaqje të tilla, pa përmendur pastaj që Doli ka dhënë shfaqje edhe më parë në Tiranë; vini re edhe referimin pak implicit ndaj “shqiptarëve”, i cili aludon për një përmasë mbarëkombëtare të kulturës – ndoshta në harmoni me
konceptimin “multidimensional” të shfaqjes vetë.

Madje jo vetëm “për herë të parë” por edhe “si asnjëherë tjetër”; por si asnjëherë tjetër çfarë? Nëse koncerti mbahet për herë të parë, ose është premierë, siç i kemi pasë thënë qëmoti, krahasimi me herë të tjera nuk ka kuptim; atëherë nuk na mbetet veç të mendojmë se kjo herë e parë ndryshon nga herët e tjera të para. Nuk po vazhdoj
më, sepse po më merren mendtë. Por ky tekst, i mahnitshëm në vetvete, nuk mund të shijohet i plotë veçse në bashkëlidhje me
imazhet e videos, të cilën mund ta shihni te ky link:

Marrë nga peisazhetëfjalës.com

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Moska s’do t’i kërkojë Damaskut të ndërpresë bombardimet në Alepo

Shtyhet deri në një urdhër të ri evakuimi i Alepos

18 vjeçari vdiq në gropën e Lungomares/ Rama viziton familjen Panajoti në Vlorë

18 vjeçari vdiq në gropën e Lungomares/ Rama viziton familjen Panajoti në Vlorë

Stërvitja ushtarake, mblidhen 1.700 trupa të vendeve të NATO-s

Shefi i NATO-s: Ja pse nuk ndërhymë në Siri

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com