Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës, ku një person është hedhur nga banesa dhe ka nderruar jete.
Ai është transportuat për në Spitalin Rajonal, por nuk ka mbijetuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku personi ne fjale është hedhur nga ballkoni i banesës së tij nga kati i 4-t i një pallati, bëhet fjale për 64 vjeçarin me inicialet S.SH.
Mësohet se së bashku me të në banesë ndodheshin edhe familjarët e tij të cilët njoftuan menjëherë Policinë. Dyshohet se hedhja është kryer për shkak të Depresionit./opinion.al