Sezoni i Krishtlindjeve nuk është gjithnjë periudha më e lumtur e vitit për çiftet. Sipas një sondazhi të kryer nga firma ligjore Irwin Mitchell Solicitors, thuhet se numri i kërkesave për divorc është shumë i lartë në ditët e para pas festës së Krishtlindjeve.
“Të hënën e parë që kthehemi në punë pas festave përballemi më një numër të madh kërkesash që na vijnë në email”- ka thënë avokati James McLaren.
Tashmë firmat ligjore janë të përgatitura për fluksin e punës që do të kenë gjatë këtij muaji.
Bëhet fjalë për deri në trefish në numrit të zakonshëm të kërkesave për divorc gjatë ditëve të para të vitit të ri.
25% e të anketuarve ka treguar se periudha e pushimeve dimërorë do të vendosë nëse martesa e tyre do të zgjasë apo do të mbarojë aty./opinion.al