Gazetari Artan Hoxha, në lidhje me qarkullimin e drogës në kryeqytet, tha se investimi më i madh i drogës në lokalet e natës është tek adoleshentët e sotëm, pasi nesër ata do jenë klientët e tyre.
“Po ju jap një shembull, vjet kam qenë në Lisbonë, 30 metra larg meje ishin dy policë patrullë, ndërsa diku tjetër, ishin dy të rinj rreth moshës 18-vjeçare, m’u duk se kishin nga ato që përdorin gratë për tualetin, por realisht ata kishin disa lloje të ndryshme të drogërave, duke filluar nga kokaina, heroina dhe mariuana dhe i kishin të vendosura haptazi fare, e më erdhën në tavolinë. Unë në fillim nuk e kuptova se çfarë po kërkonin dhe se kuptoja se çfarë ishin, por kur e pashë nga afër e dallova. Shikoj se polici ishte mu në qendër të Lisbonës dhe nuk levizte. Pra edhe atje ishte i njëjti problem”.
Hoxha, ndër të tjera, theksoi se problemi që kemi në Shqipëri është tek moshat e reja dhe kryesisht mos zbatimi i ligjit.
Shiko videon: