Vendi do të mbetet në kushtet e motit të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet zhvillim i vranësirave në zonat Qendrore dhe Veriore duke rrezikuar zonat verilindore nga reshje të pakta dëbore.
Mbrëmja do të zhvendosë vranësirat drejt ekstremit Verilindor duke lënë pjesën më të madhe të territorit me kthjellime e vranësira kalimtare.
Temperaturat do të pësojnë një tjetër rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, të cilat do të luhaten në vlerat nga – 4 në 13 gradë celsius.
Era do të fryjë mesatare por e fortë në zonat veriore, me mbi 55 km/h nga drejtimi verior duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.