Gjatë debatit të sotëm ne emisionin Opinion, ku është duke u diskutuar për zgjedhjet në Maqedoni, Artur Zheji është shprehur se Gruevski praktikisht i ka humbur zgjedhjet. “Unë mund të kem 100 kritika për Ali Ahmetin, por nuk mund të bashkohem më një demonizim të tij.
“Në Maqedoni, do të kemi dy zgjidhje, pamundësinë e Gruevskit për të krijuar një qeveri të re dhe pastaj dhënien e mandatit të DPMN”.
Më pas në këtë debat ka ndërhyrë Ilir Kulla i cili ka thënë se Zajevi nuk ka për të krijuar qeveri. “Siç nuk bën Gruevski, nuk do bëjë edhe Zajevi, dhe nuk ka qeveri pa Ali Ahmetin dhe shqiptarët. Ali Ahmeti nuk do ta shkatërroj veten sepse ja kërkon ambasadori i radhës i BE-së”, është shprehur Kulla./opinion.al