Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjërë ditën e djeshme, ku ka arrestuar 5 shqiptarë si pjesë e një organizate droge që kishte lidhje me “Sacra Corona Unita”.
Organizata drejtohej nga shqiptari nga Vlora, Kristaq Boçi, i njohur edhe me emrin tjetër, Arben Meça. Po kështu, janë arrestuar edhe 12 italianë, raporton panorama.
Boçi ishte koka e organizatës së drogës, i arrestuar edhe më parë për të njëjtat akuza, por i padënuar për mungesë provash. Bashkë me të u arrestuan edhe vëllai, Bilal Boçi. 49 vjeç, Pëllumb Drenova, 56 vjeç, KLajd Hasanaj, 48 vjeç dhe Emiliano Sulka 23 vjeç.