Këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe ka publikuar foton e parë të vajzës së saj të sapolindur. Aurela Gaçe dhe bashkëshorti i saj Skerdi janë bërë sot për herë të dytë prindër të një vogëlusheje. Po ashtu Aurela ka bërë të ditur edhe emrin e vajzës së vogël të cilën kanë vendosur ta quajnë Abigail. Ata kanë edhe një vajzë tjetër pak më të madhe me emrin Grace. Duket se familja e Aurelës është e bekuar e plotë dashuri ndaj edhe këngëtarja shkruan disa vargje të ndjera:
“Zot faleminderit.
Sot erdhi ne jete jeta jone .
Mirëserdhe mes nesh Abigail ( Gezimi i Babit) Isabelle ( E përkushtuar ne Zot) .
Abigail Isabelle Gjonaj ( babi i vete i donte këto emra për kuptimin qe mbartin)
Falenderoj Zotin pafund për këtë mundësi qe na dha për te qene prindër te dy vajzave”, shkruan Aurela Gaçe./opinion.al