Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjithë i vrasin nga pak gratë

2016/12/05 at 7:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasëse pa pistoletë!

Riviera Dedaj–


Burri vret gruan në Fier, Kuçovë, Tiranë, Lezhë, Korçë, burri vret gruan kudo dhe si do…Shoqëria tronditet shkruan pafund në rrjetet sociale, bën muhabet në kafe duke i risjellë njëri-tjetrit në vemendje skenat makabre që ka lexuar në portale dhe kaq… Po institucionet a ekzistojnë? Jo në fakt, ekziston politika, por institucionet sociale dhe ligjzbatuese janë rrallë në shërbim të individit.

Në përpjekje që vrasja e Liljanës, nënës së dy fëmijëve të mitur në Fier të mos kalojë shpejt në një statistikë, radhisin disa probleme që kanë nevojë për trajtim.

Vrasja e saj ishte monstruoze por edhe historia e saj familjare akoma më e zezë. Xhelozia dhe varfëria rezultojnë të jenë shkaqet e mëdha të vrasjeve të grave. Debatet pafund në çift dhe mungesa e një zgjidhjeje për jetën, ka çuar shumë njerëz në depresion dhe akoma më keq në psikopati.

A nuk ishte kështu rasti i Ferdinant Rukos? 52-vjeçari kishte kaluar jetën në emigracion në Greqi, por pa arritur të sigurojë kushtet minimale të jetesës për familjen, gruan dhe dy fëmijët e mitur. Këtë vit, familja ishte nisur për azil në Gjermani dhe para dy muajsh ishte kthyer në pamundësi për të nisur jetën në Europë.

Siç kanë treguar ata që i njihnin, Liljana ishte e vetmja që sillte të ardhura për momentin në shtëpi. Ajo punonte rrobaqepëse pranë biznesit të ngritur nga i vëllai.

E pra papunësia dhe xhelozia. E para si një plagë ku po kalon ekonomia e vendit e dyta si një plagë akoma më e thellë e shoqërisë. Fakti që akti barbar ka në sfond nuance erotike, pasi 43 vjeçarja përfundoi e zhveshur në sheshin e pallatit tregon për zënka xhelozie. Burrat shqiptarë edhe pse mund të kenë parë botë me sy kanë mbetur në thelb ata patriarkalët e paeemancipuar. Jo të gjithë sigurisht! Por një pjesë e mirë e rasteve të dhunës në familje tregojnë se janë kryer nga burrat e emigracionit. Ata kanë dyshuar në nderin e gruas, kanë dëgjuar thashethemet.

Më thoni: A nuk jetojmë secili prej nesh edhe për sytë e botës?!

Jemi gati të bëjmë gjithçka që të mos na dëgjojë komshia, të mos na marrin nëpër gojë, pa shtëpisë flaka ti bjerë. Jemi të gjithë gati të ndëshkojmë sipas oreksit, gratë sigurisht këtë “shtazën vrasëse” dhe burrat sigurisht këtë “kurvën” që tradhtonte burrin. E pra ne nuk jemi më pak të dhunshëm se Ferdinanti. Ne jemi një shoqëri maskiliste, e paedukuar, egoiste, patriarkale, thashethemexhinj.

Kështu rasti i Liljanës që vdiq në mënyrën më të tmerrshme të mundshme ka gjasa të përsëritet. Ka pak shpresa se diçka do ndryshojë pas këtij rasti. Ka pak shpresa se ministrat e deputetët nuk do të turren sërish të fajësojnë: Hë kush e vrau? Gjyqtari që nuk zbardhi vendimin? Apo polici që i trajton si kurva gratë që ankohen për burrat në polici? Apo gratë politikane dhe gratë e shoqatave që këto i kanë raste për publicitet dhe të mira materiale.

Liljana iku si të ishte një plaçkë e pavlerë. Edhe pse kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe punonte çdo ditë për ti ushqyer, jetonte me dinjitet në qytetin e saj me punë të ndershme. Duket se nuk ishte kështu brenda mureve ku e priste burracaku i pazotë dhe i paplotësuar që të vetmin pushtet në jetë kishte atë mbi Liljanën. Edhe pse ajo kishte denoncuar dhunën, kishte kërkuar urdhër-mbrojtje, askush nuk e mbrojti. Po sonte, nesër, pasnesër, kush i mbron “liljanat” që rrihen brutalisht në familje dhe mund të jenë viktima? (Pa dashur të lusim asnjë të keqe, por thjesht me dëshirën e madhe që asnjë rast i tillë të mos kalojë në heshtje dhe pa përgjegjës…)

/Opinion.al

Etiketa: fiergruakrim familjemasakërpolitikaShoqeriavrasje


Ju sugjerojmë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Para
HISTORIA/ I dashuri im nuk …

HISTORIA/ I dashuri im nuk ...

Vlorë/ Vodhi shtëpinë ku punonte si pastruese, në pranga 53 vjeçarja

Ekspertiza: Dy fëmijët në Vlorë nuk u përdhunuan

Foto/ Shihni çfarë u bën Tuna policëve

Kuotat e sigurisë së jetës së grave para kuotave gjinore
















TE FUNDIT

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
25 Qershor, 2026

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}