Babai i Etleva Ndokës, parukieres nga Lezha që u vra në Lezhë ka folur në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”. Preng Doda për herë të parë tregon se si ka ndodhur ngjarja. 68-vjeçari ka mohuar kategorikisht se vajza e tij e martuar prej 8 vitesh ishte e lidhur me Alfred Nikollin, autorin e krimit.
Si ndodhi ngjarja?
Takova vjehrrin e Etlevës. Kisha dhe ditëlindjen e djalit një ditë pas. Do merrja dy gjela. Do e bënim për qejf këtë drekë. Në këto momente po pinim kafe me krushqit. Më ra telefoni dhe më mori vajza. Më tha se kishin vdekur dy kushërinj . Më bie prapë telefoni dhe më del e reja tjetër. Ajo fliste dhe unë spo e kuptoja. Më thotë: ‘Ka vdekur Etleva’. Dolëm në rrugë dhe me ulërima. Ulërinte dhe vjehrra e saj. Shkuam me vrap në spital. Sa kam shkuar në spital vajza ime ishte shtrirë. Ka hapur sytë dhe më ka parë dhe ma ka bërë me dorë. Dy apo 5 minuta dhe mbylli sytë. Aq ishte. Dha shpirt. Ka pasur një vajza të dajës dhe ajo i ka qëndruar afër. Ishte infermiere në spital. Dola jashtë dhe shihja njerëzit. I dhashë kurajo vetes. Unë kërkoj nga shteti shqiptar me një vendosmëri më të madhe se çfarë i bëri vajza ime që ma vrau. Pse ma vrau vajzën ai.
Kur e morët vesh ngjarjen?
Preng Doda: Sot e mora vesh ngjarjen. Se kam ndezur televizorin.
S’ju ka ardhur policia?
Preng Doda: Përveç mediave asnjë tjetër s’na ka ardhur.
Alfred Nikolli 31-vjeç…
Preng Doda: Nuk e njoh. Se kam dëgjuar.
Sa vite kishte Etleva e martuar?
Preng Doda: 8 vite e martuar dhe djalin e kishte 3 vjeç.
Si është njohur?
Preng Doda: Ka qenë në shkollë 8-vjeçare e më pyeti se a kemi lidhje fisnore me djalin. Burrin që ka. Djali e donte shumë dhe vendosa që mos t’ja prish. Ata duheshin dhe u njohën vet. Nuk ua prisha qefin.
Emri i ekzekutorit të vajzës tuaj nuk e njihni?
Preng Doda: Nuk e njoh
Edhe pse dyshohet se ata mund të kenë pasur marrëdhënie bashkë?
Jo kurrë. Nuk është asgjë e vërtetë. Unë i kam dhënë tërë kohës këshilla për jetën. Të tre fëmijëve.
Kishte lidhje dashurie mes Etlevës dhe Alfred Nikollit?
Jo nuk ka pasur asgjë.
Djali 3-vjeçar ka qenë i pranishëm? E kuptoi?
E kuptoi, po i thoshtë gruas sime, ca ka ndodhur tate
Emri i autorit të thotë gjë?
Asgjë
Çfare prisni nga familja e tij, duhet të dënojë krimin?
Vetë krimin ta dënojnë ato vetë
Nëse ato nuk duan?
Unë kam qejf të dëgjoj se cfarë thotë ai. Më vështirë se e kam unë nuk e ka ai
Nëse ata do trokasin në derën tënde?
Atëherë do të ndryshojë
Do ti pranoje?
Jo nuk i pranoj
Po të kishin ardhur në varrim?
Nëse do vrasin vetë djalin ato atëherë i pranoj, ta vrasin vetë me dorën e vet mos të më presin mua, shteti ta gozhdojë si Krishtin,
Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje
Ta bëj, nuk më duhet gjë
Nuk jeni dakord me burgim të përjetshëm?
Fare, nuk jam dakord, atë që më ka bërë ai mua, t’ja bëjnë atij