Dafina Zeqiri mesa duket po bën të pamundurën për të depërtuar në industrinë e muzikës botërore. Ajo është parë kohët e fundit në shoqërinë e producentëve të njohur amerikanë, me të cilën po bashkëpunon për projektin e ri.
Megjithatë Dafina ka ndërmarr një veprim që duket sikur do të fshijë të kaluarën e saj muzikore.
Për këtë arsye në kanalin e saj në youtube ajo ka fshirë një numër të konsiderueshëm klipesh duke lënë vetëm 13 prej tyre që janë realizuar 3 vitet e fundit.
Nuk dihet nëse Dafina është këshilluar nga menaxherët e saj apo e ka ndërmarr vet këtë veprim, megjithatë kuptohet që ajo tashme në Amerikë do të njihet vetëm për punët e saj cilësore dhe jo për fillimet e karrierës.