Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arta Dade: PDIU po tenton të zgjerohet artificialisht

2016/11/25 at 9:12 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arta Dade: PDIU po tenton të zgjerohet artificialisht

Deputetja më e hershme e PS-së, Arta Dade u shpreh dje mjaft kritike me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “Lidhur me PDIU-në ka një tentativë për t’u zgjeruar në mënyrë artificiale edhe në zonën time. Nuk ka ekzistuar asnjëherë asnjë parti që të përfaqësojë këto interesa atje. Në mënyrë artificiale tentojnë të emërojnë drejtorë dhe sigurisht duke marrë pushtet, kërkojnë të zgjerojnë partinë”, – tha dje Dade, e pyetur në emisionin e mëngjesit në “Vizion Plus”.


“Personalisht jam kundër këtyre praktikave. Lidhur me të drejtat e tyre është e drejta e çdo force politike të ndjekë qëllime të caktuara. Sigurisht, e them edhe njëherë që shqetësimet e historisë nuk mund të na mbajnë peng për zhvillimet e mëtejshme, por duhet zgjidhur me mjetet e situatës së sotme, me mjetet e shekullit të 21-të dhe duhet t’i ndjekim, por asnjëherë ne nuk duhet që, duke abuzuar me pushtetin, duke emëruar në mënyrë artificiale individë dhe duke u kërkuar këtyre individëve që ‘na mblidhni nja 20 njerëz se do vijmë ne të bëjmë mbledhje dhe do sajojmë parti’, unë jam kategorikisht kundër”, – theksoi Dade.

Sipas saj, “kjo nuk i sjell asgjë të mirë qeverisjes dhe nuk u sjell asgjë të mirë edhe forcave të koalicionit, sepse po të marrim partinë e çamëve, ata nuk kanë qenë me ne në koalicion në 2013-ën dhe bashkëngjitja me ne, sigurisht edhe për efekte pragmatiste, sepse duhen edhe votat në parlament, por ashtu sikurse bënë në koalicionin që kishin në 2013-ën, kaq artificiale është kjo saqë edhe individë të caktuar duke ikur nga njëra parti shkojnë te tjetra, marrin ca pozicione dhe iu duket vetja që këta tani kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur”.

“Në fakt kjo praktikë artificiale e krijimit të partive nga postet që marrin në qeveri, për mua është e papranueshme dhe kjo nuk është as demokratike. Dhe këtu unë kam shqetësimin tim”, – nënvizoi Dade. E gjitha kjo analizë e Dades erdhi pasi u pyet për marrëdhëniet me Greqinë, si dhe çështjet që janë diskutuar mes dy vendeve.

“Unë besoj që ka edhe teprime. Prandaj flas në retorikë. Në takimet që unë kam qenë e pranishme këto gjëra nuk janë diskutuar kështu. Personalisht kam parë vullnet nga ana e palës greke, dhe flas për takimet që kam qenë e pranishme”, – u shpreh kryetarja e Komisionit të Jashtëm. Ajo shtoi se “ka një vullnet nga qeveria aktuale greke dhe shqiptare dhe janë krijuar grupet e punës për të zgjidhur çështjet pezull. Ne duhet të përqendrohemi për zgjidhjen e problematikave. Domosdo, problemet nuk mund të zgjidhen me instrumente që u ka kaluar koha tashmë, se të dyja vendet tona janë pjesë e konventave ndërkombëtare”.

KOALICIONI ME LSI Deputetja socialiste Arta Dade u shpreh se aleanca e PS-së dhe e LSI-së duhet të vijojë edhe në 2017-ën për të fituar zgjedhjet. Ajo lavdëroi punën e strukturave të LSIsë në fitoren e Kolonjës. “Do të jenë zgjedhje të vështira. Edhe sikur të jesh një qeveri perfekte, çdo qeveri ka konsumin e vet. Reformat kanë kostot e veta sociale. Këtu ne duhet të bëjmë shumë kujdes për të konsoliduar strukturat e partisë, gjithashtu edhe koalicionin, sepse praktikisht rezulton që edhe në Kolonjë, po të shikosh rezultatin, unë dua të falënderoj edhe LSI-në për këtë. Flas për atë pjesë të LSIsë që ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Duhet të vazhdojmë të mbetemi kështu, në mënyrë që t’i japim Shqipërisë atë që presin shqiptarët, dhe unë besoj që opozita nga ana e saj duhet të merret me veten”, – u shpreh Dade./G.SH



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Eksploziv pranë banesës së një polici në Fushë-Prezë

Eksploziv pranë banesës së një polici në Fushë-Prezë

Europa League/ Shkëlqen Man. United, kualifikohen Roma e Bilbao

Europa League/ Shkëlqen Man. United, kualifikohen Roma e Bilbao

Eto’o pranë burgut

Eto'o pranë burgut
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com